Lifestyle

A guxoni të konsumoni birrë pas stërvitjes?

A guxoni të konsumoni birrë pas stërvitjes?
10 korrik 2018 • 17 : 24

Lexo detajet

Përderisa konsumoni vetëm herë pas here, një birrë pas stërvitjes nuk mund t’ju bëjë edhe aq shumë dëme.

Në fakt, jo vetëm kjo, por pirja e një birre pas stërvitjeve mund t’i ndihmojë trupit ta riparojë veten në të njëjtën mënyrë si një pije rikuperuese me sheqer.

Profesorët e Universitetit të Granadas kanë zbuluar se konsumimi në sasi të moderuar i birrës ndihmon në mirëmbajtjen e niveleve të larta të glukozës në gjak dhe e zvogëlon reagimin hormonal ndaj stresit fizik.

“Konsumimi i birrës pas një stërvitje të lodhshme e ndihmon trupin ta rikuperojë edhe humbjen e lëngjeve në të njëjtën shkallë si ujë”, ka thënë profesori i universitetit Manuel Castillo Garzon.

Vlen të ritheksohet se kjo gjë nuk bën të përsëritet, por vetëm herë pas here. /Telegrafi/

© zëri.info