Lifestyle

Një ndër arsyet pse duhet të martoheni

Një ndër arsyet pse duhet të martoheni
03 korrik 2018 • 15 : 23

Zbuloni arsyet pse duhet të jeni i/e martuar

Përgatiti: Vranina Kelmendi

Arsyeja kryesore për t’u martuar është sepse zvogëlon rrezikun e ballafaqimit me sëmundjet e zemrës, vdekjen e hershme nga komplikimet kardiovaskulare, të cilat besohet që një ndër shkaqet kryesore është edhe martesa kanë ardhur në përfundim studiuesit, shkruan “The New York Times”, transmeton “Zeri.info”.

Hulumtuesit kanë grumbulluar më shumë se sa dy milionë pjesëmarrës, ku 34 studime janë kryer në Shtete e Bashkuar të Amerikës, Britani të Madhe, Japoni, Rusi, Spanjë, Suedi, Greqi dhe tetë vende të tjera, transmeton “Zeri.info”

Studiuesit kanë ardhur në përfundim në lidhje me të gjitha kategoritë statusor.

Sipas këtij hulumtimi, personat e martuar apo të shkurorëzuarit gjasat që të preken nga sëmundjet kardiovaskulare i kanë shumë të vogla, përcjell “Zeri.info”

Ndërkaq personat të cilët nuk janë martuar kurrë gjasat që të preken me sëmundje kardiovaskulare i kanë rreth 42 për qind, ndërsa 16 për qind e njerëzve të kësaj kategorie që kanë qenë pjesë e studimit, rrezikonin që të jenë të prekur me sëmundjet kronike të zemrës. Sipas hulumtimit të pamartuarit po ashtu kishin 43 për qind gjasa që të vuajnë nga sëmundjet e lartpërmendura ndërsa 55 për qind nga prekja e goditjes në tru.

Goditja në tru ka paraqitje të madhe tek të pamartuarit ndërsa te të shkurorëzuarit nuk shfaqet shumë shpesh, transmeton “Zeri.info”.

Po ashtu autorët kanë pranuar se studimi ka disa dobësi, sepse variablat e studimeve nuk kanë përfshirë në vete vetëm disa faktorë që janë indikatorë, ndër më kryesore të cilët radhiten janë: gjendja jo e mirë financiare në ditët e sotme është një ndër shkaqet që njerëzit përballen me vështirësi ekonomike, transmeton “Zeri.info”.

Hulumtuesi po ashtu tregojnë se një ndër indikatorët që nuk janë përfshirë në këtë studim është edhe ajo se si ndikon mungesa e kujdesit mjekësor për shkak të krizës financiare si dhe mbështetja nga familja është vështirë për tu definuar edhe në qoftë se fokusohemi tek bashkëjetesa.

A është martesa më e favorshme për gratë apo burrat ? Përgjigja që dha dhënë  Dr. Kowk ishte shumë i matur, duke shtuar se “martesa është dobi e dyfishtë për të dyja palët”, shkruan “Zeri.info”.

 

© zëri.info