Lifestyle

Java e lodhshme dhe pa gjumë? Problemi qëndron tek vikendi, ja pse

Java e lodhshme dhe pa gjumë? Problemi qëndron tek vikendi, ja pse
30 qershor 2018 • 20 : 36

Lexo lajmet nga vendi, rajoni dhe bota!

Zakonet e vikendit, mund të shkatërrojnë gjumin dhe energjinë e gjithë javës.

Sigurisht, gjithë javën e prisni të premtën për të pushuar nga puna ose studimet? Të dilni me shokët, të shikoni ndonjë film dhe të qëndroni zgjuar deri vonë ose flini shumë për t’i përmbushur humbjet e javës? E gjithë kjo ua shkatërron gjithë javën.

Flini shumë:

Gjatë vikendit qëndroni zgjuar deri vonë dhe flini shumë ditën, ndërsa sipas ekspertëve vetëm një natë gjumi e çrregullt ndikon deri në dy javë më pas në çrregullimin e orarit të gjumit, transmeton lajmi.net

Çrregullimi i oreksit:

Me çrregullimin e orarit të gjumit, çrregullohet edhe orari i ushqimit dhe kështu prishet oreksi, ku gjatë gjithë javës do ta keni këtë problem.

Pini alkool:

Në mbrëmje me shokët dhe shoqet gjatë vikendeve, shpesh e teproni me alkoolin dhe kjo mund të ndikojë në pjesën tjetër të javës që të ju mungojë energjia dhe efikasiteti në punë ose studime.

Shikoni shumë TV:

Ekspertët kanë treguar se shikimi i TV për një periudhë të gjatë brenda një dite çrregullon gjumin dhe shkatërron pjesën e relaksimit.

Injoroni ushtrimet fizike:

Pushimi nuk nënkupton që të injoroni ushtrimet fizike sepse kjo mund të ndikojë direkt në humbjen e energjisë dhe produktivitetit për javën e ngarkuar që ju pret.

Pra, ekspertët këshillojnë që gjatë vikendit të mos shkëputeni tërësisht nga gjërat e zakonshme që bëni gjatë javës dhe më e rëndësishmja të mos e prishni orarin e gjërave si gjumi, ushqimi ose ushtrimet fizike, për shkak se kjo ndikon në gjithë javën.

© zëri.info