Lifestyle

Ngjyrosni vetullat me llum të kafesë

Ngjyrosni vetullat me llum të kafesë
29 qershor 2018 • 14 : 00

Lexo detajet

Ky miksim do i japë një ngjyrë kafe të errët vetullave të zbehta. 

Nëse keni nevojë për të, atëherë jeni në artikullin e duhur….

Përbërësit:
Dy lugë çaji llum kafeje
Një lugë çaji pluhur kakaoje
Dy lugë gjelle vaj kokosi
Pak mjaltë

Përgatitja:

Llumin e kafesë dhe pluhurin e kakaos i përzieni mirë bashkë. Nëse e doni edhe më të zbehtë ngjyrën, shtoni më shumë pluhur kakaoje.
Për ta bërë më ngjitëse përzierjen, shtojini vaj kokosi dhe mjaltë. Kjo bën që “boja” të qëndrojë në vetulla dhe të mos bjerë në sy.

Merrni një furçë të vogël dhe lyeni vetullat sipas formës që keni.

Lëreni përzierjen në vetulla për 20 minuta dhe më pas hiqeni “bojën”.
Kaq thjeshtë ju mund të keni vetulla me ngjyrë më të errët, pa pasur nevojën të shkoni në sallon bukurie!

© zëri.info