Lifestyle

Forever 21 po vjen në Royal Mall

Forever 21 po vjen në Royal Mall
26 qershor 2018 • 15 : 16

Lexoni më shumë detaje

Artikull i Sponzorizuar

Marka e famshme ndërkombëtare për veshmbathje dhe aksesorë e cila i vendosë trendët më të reja të modës në botë, po i hap dyert në qendrën më të re tregtare  në  Prishtinë , përkatësisht në “Royal Mall.”

Forever 21 vjen në Royal Mall me një hapësirë prej rreth 700 metrave katrorë, ndërsa do përfshijë linjat më të reja të veshmbathjeve për femra, meshkuj dhe për fëmijë të vegjël, me çmime të përballueshme për të gjithë.

“Forever 21 është risia e fundit në Royal Mall. Që në fillim, ne kemi premtuar se qytetit tonë do t’i sjellim befasi të shumta, të cilat do të jenë në dispozicion për të gjithë. Me Forever 21, ne kemi arritur që Prishtinës t’i ofrojmë markën më të dashur të miliona njerëzve në disa nga tregjet më të mëdha botërore, të cilat e vendosin standardin e ri të veshjeve dhe aksesorëve në gjithë botën”, ka thënë Teuta Kryeziu, drejtoreshë e Royal Mall, qendrës së vetme tregtare brenda qytetit.

Themeluar në vitin 1984, Forever 21 operon në më shumë se 815 dyqane në 57 vende të ndryshme si në Shtetet e Bashkuara, Australi, Brazil, Kanada, Kinë, Francë, Gjermani, Hong Kong, Indi, Izrael, Japoni, Kore, Amerikë Latine, Meksikë, Filipine dhe Britani të Madhe.

Kompania është në rrugë të shpejtë të rritjes, pasi tregu e ka favorizuar modën e Forever 21 me çmime më të ulëta ku kualiteti është dhe trendët e modës që kjo kompani i ofron nuk të dëshpërojnë.

Image

Image

 

© zëri.info