Si ta dini që keni gjetur të duhurin

Lifestyle June 26, 2018 - 10:37
Mësoni më shumë shumë detaje

Të gjesh dashurinë e vërtetë, është një mision tepër i vështirë, transmeton "Zeri.info".

Nëse jeni në lidhje të re ose keni njohur një person që sapo ju ka trokitur, lexojini këto shenja për të kuptuar nëse ai është personi i duhur.

Planifikimet për të ardhmen

Në çastet kur planifikoni diçka për të ardhmen me partnerin tuaj, mund të kuptoni shumë për të. Në qoftë se kjo tek ju krijon frikë dhe pasiguri, do të thotë që dashuria e vërtetë nuk shihet në horizont.

Por, nëse gjatë kohës së planifikimit ndjeni kënaqësi kjo do të thotë se flitet për një dashuri të thellë. E njëjta ndodh edhe gjatë planeve për pushimet vjetore, udhëtimet ose për një darkë të rëndomtë gjatë vikendit të ardhshëm.

Sa më shumë që bëni plane bashkë dhe ato ju lumturojnë, aq është e fortë edhe dashuria juaj.

Gjestet e bukura

Dashuria e vërtetë nuk dëshmohet me numrin e dhuratave, por me gjestet e mira, të cilat flasin shumë më tepër, përcjell "Zëri". Nëse të gjitha dëshirat e tjera i lini më një anë vetëm për të kaluar kohë me partnerin, kjo do të thotë se bëhet fjalë për një dashuri të vërtetë.

Kjo vlen edhe për mesazhet e ëmbla e të shkurtra që ia bëni partnerit gjatë ditës pa kurrfarë arsyeje. Në qoftë se ndjeni nevojë për një gjë të këtillë spontane, dijeni se jeni e dashuruar thellësisht.

Të menduarit

Përderisa në fjalë dhe në vepra mund të ndikojmë, mendimet janë diçka krejt tjetër. Ato janë treguesit më të mirë të dashurisë së vërtetë.

Nëse partneri juaj është personi i parë që ju kujtohet sapo i hapni sytë dhe i fundit njeri që e mendoni para se të flini, si edhe në qoftë se gjatë ditës e kujtoni pa ndonjë arsye, dijeni se bëhet fjalë për atë të vërtetin.

Ngjashmëritë dhe dallimet

Qëllimet dhe pikëpamjet e njëjta në jetë janë shumë të rëndësishme për një lidhje stabile, përcjell më tutje "Zëri". Kjo do të thotë se personat kanë interesa të përbashkëta që do t’i udhëheqin në jetë.

Por, edhe dallimet janë shumë të rëndësishme. Në qoftë se ju dhe partneri juaj keni karaktere të ndryshme, të cilat bashkë krijojnë një person të përkryer, bëhet fjalë për një dashuri shumë të fuqishme dhe të madhe.

Marrëdhënia seksuale

Pasioni dhe malli që ndjejmë për partnerin në fillim të lidhjes nuk do të zgjasë përgjithmonë. Dashuria e vërtetë nuk fshihet në shpeshtësinë e marrëdhënieve dhe seksit, por në cilësinë e aktit dhe në emocionet e forta.

Butësia, puthjet dhe ndjenjat e forta që gjatë seksit ju shtyjnë të shprehni mendimet, fjalët dhe prekjet më të thella janë shenjë se personi me të cilin bëni dashuri është ai i duhuri. /ZËRI/