Mënyra të lehta për ta mposhtur stresin

Lifestyle June 25, 2018 - 12:12
Këshilla

Ndoshta ne nuk jemi të dizajnuar për burime të vazhdueshme të stresit, që janë pjesë e jetesës moderne, përcjell "Zëri".

Trafiku ditor, zërat, përgjimi, gumëzhima e të mos i përmendim lajmet 24-orëshe, mund ta minojnë vendosmërinë tonë për të qëndruar të qetë dhe të na bëjnë të ndihemi të tensionuar dhe të lodhur.

Në situata të vështira truri ynë reagon duke i dërguar sinjale trupit që të tensionohet ose të relaksohet. Kur në stresin e përditshëm reagojmë shumë trupi ynë liron më shumë adrenalinë sesa është e nevojshme.

Nga reaksionet e tilla humbim kimikate qetësuese, të cilat janë të nevojshme ashtu që disponimi dhe mendja të mbeten të qeta, kurse mendimet, ndjenjat dhe sjelljet të mbeten të integruara dhe të arsyeshme.

Parandalimi na ndihmon që gjatë ditës të kemi çaste të vogla të paqes, nga të cilat mund ta nxjerrim energjinë kur ndihemi se tensionimi po rritet.

Ekspertët këshillojnë që gjatë ditës të bëjmë pak pushim freskues për ta rritur paqen e brendshme dhe t’ia kujtojmë vetvetes se jeta është një garë e vazhdueshme, transmeton "Zeri.info".

Kur e keni një minutë

Vendosni duart tuaja menjëherë nën kërthizë që ta ndieni lëvizjen e butë të stomakut lart e poshtë kur merrni frymë. Merrni frymë ngadalë. Bëni pak pushim dhe prapë numëroni deri në tre. Nxirrni frymën. Bëni pakëz pushim dhe përsëri vazhdoni numërimin deri në tre.

Vazhdoni të merrni frymë thellë për një minutë, duke bërë një pushim për tre sekondash çdoherë kur merrni frymë dhe e lironi frymën. Alternativa është se, përderisa jeni ulur të qetë, për disa sekonda merrni frymëmarrje të ngadaltë dhe të thellë duke ia përsëritur vetvetes gjatë çdo frymëmarrje “Unë jam” dhe gjatë lirimit të frymëmarrjes “i qetë”.

Përsëriteni këtë proces dy ose tri herë dhe do të ndieni se i gjithë trupi juaj do të pushojë në komoditetin e karriges.

Kur i keni dy minuta

Ngadalë numëroni nga 10 në zero. Gjatë çdo numërimi thithni dhe nxirrni frymën. Për shembull, merrni frymë ngadalë duke thënë “10”, pastaj ngadalë nxirrni frymën, transmeton "Zeri.info". Gjatë hapit tjetër thoni “nëntë” dhe kështu vazhdoni më tutje.

Nëse keni marramendje numëroni më ngadalë, ashtu që koha në mes të frymëmarrjes të jetë më shumë e gjatë. Kur të arrini në zero duhet të ndiheni më të relaksuar dhe nëse jo përsëriteni ushtrimin.

Kur i keni tre minuta

Derisa jeni ulur merrni frymë thellë gjatë çdo veprimi që bëni dhe kontrolloni tensionimin në trupin tuaj. Relaksoni muskujt e fytyrës dhe lejoni që nofulla juaj të çlodhet duke u hapur ngadalë. Relaksoni shpatullat tuaja. Duart tuaja le të bien anash.

Lejoni duart tuaja të çlirohen duke krijuar hapësirë ënë mes të gishtave. Mos i kryqëzoni këmbët, mbani ato larg njëra-tjetrës dhe zhytuni në qetësinë e karriges.

Ndieni sesi kërcet bëhen më të rënda dhe këmbët tuaja lëshojnë rrënjë në bazament. Kur ta keni kryer këtë veprim ngadalë thithni dhe nxirrni frymën. Mundohuni që gjatë çdo nxjerrjeje të frymës të relaksoheni edhe më shumë.

Kur i keni pesë minuta

Mundohuni t’i bëni masazh vetvetes. Kombinimi i kontaktit me sukses largon tensionimin e muskujve, transmeton më tutje "Zeri.info". Provoni goditje të buta me skajet e duarve, me gishtërinj ose me pëllëmbët e shtrira.

Vendosni majat e gishtave në nyjat e muskujve. Relaksoni muskujt me goditje të buta dhe të gjata. Ky lloj masazhe mund të aplikohet në çdo pjesë të trupit, të cilën mund ta prekni. Në këtë trajtim të shkurtër përpiquni të përqendroheni në kokë dhe në qafë.

Kur i keni dhjetë minuta

Mundohuni të krijoni imazhe në kokën tuaj. Filloni ashtu duke u vendosur qetësisht në një dhomë të qetë. Disa minuta merrni frymë thellë. Tani imagjinoni veten në një vend që nxit kujtime të mira.

Çfarë arome ndieni: aromën e trëndafilave në ditët e nxehta, ajrin e ftohtë të vjeshtës, erën e bukës sapo të pjekur? Çfarë do të dëgjoni? Absorboni ngjyrat dhe format që ju rrethojnë. Fokusohuni në kënaqësitë sensuale: një prekje e erës butë, bari i freskët që gudulis këmbët tuaja ose erë të kripur dhe valët ritmike të detit.

Në mënyrë pasive vështroni mendimet ndërhyrëse dhe pastaj ngadalë largohuni prej tyre, duke u përqendruar në botën që keni krijuar.

Ky proces krejtësisht i brendshëm mundet vërtet ta qetësojë mendjen në mënyrë që reagimi ndaj stresit të shkëputet para se ta shkaktojë reaksionin e trupit. /ZËRI/