A duhet t’i mbathni çorapet gjatë verës?!

Lifestyle June 20, 2018 - 17:36
Mësojeni përgjigjen

Me motin e nxehtë të stinës verore, është normale që shumë meshkuj të mos mbathin çorape shkaku i nxehtit.

Nga tani e deri në tetor, çorapet janë pjesë opsionale e gardërobës tuaj, transmeton Telegrafi.

Por, çfarë mendojnë ekspertët për këtë çështje?

A është më mirë ta shfrytëzoni mundësinë dhe të ecni zbathur apo t’i mbani këmbët të mbuluara?

A duhet të mbathni çorape?

Përgjigja e thjeshtë është PO! Nëse jeni duke mbathur këpucë të çfarëdo lloji, patjetër se duhet të mbathni edhe çorape.

Këmbët tuaja prodhojnë lagështi çdo ditë dhe nëse e lini atë lagështi të zhytet në këpucët tuaj, atëherë do të filloni të keni probleme me këmbë.

Atletet pa çorape

Mbathja e atleteve pa mbathur çorape më shumë bëhet si lloj stili për t’i shfaqur nyejt e këmbëve.

Hapësira lakuriqe mes këpucëve dhe xhinseve duket me të vërtetë mirë.

Por, prapëseprapë është e rëndësishme të mbathni çorape të llojit që nuk shihen.