Dieta me karota kundër kileve të tepërta

Lifestyle June 11, 2018 - 11:51
Provojeni këtë dietë!

Karota është mjaft e pasur ne vitamina A, B dhe C, si edhe substanca minerale mjaft te çmuara për organizmin.

Konsumimi i shpeshte i karotave është i nevojshëm, sidomos për ata persona qe vuajnë nga lodhja, dobësia dhe stresi.

Kërkimet e fundit kane treguar se dieta me karotash është mjaft e mire për te humbur kilet e tepruara.

Dita e parë

Mëngjesi: një filxhan kafe me qumësht dhe gjashte biskota.

Paradreke: një gote lëng karote.

Dreka: 50 gr. oriz me salce karote dhe një fryt.

Pasdreke: një fryt sipas dëshirës.

Darka: 100 gr, pule me një domate te madhe.

Dita e dyte

Mëngjesi: një filxhan kafe me qumësht, 4 feta buke te thate, pak marmelate.

Paradreke: një gote lëng karote.

Dreka: Një racion peshk, një racion sallate me karote borzilok dhe pak buke.

Pasdreke: Një frut te stinës.

Darka: 70 gr. proshute dhe një karote e gjalle e grire ne sallate me një luge gjelle vaj dhe limon.

Dita e trete

Mëngjesi: një filxhan kafe, një fete buke dhe një luge gjelle marmelate.

Paradreke: një gote lëng karote.

Dreka: një racion pure karote, 60 gr, djathë dhe pak buke.

Pasdreke: një frute sipas dëshirës.

Darka: 100 gr, peshk, një sallate e madhe me karote me pak vaj dhe limon si dhe një frute sipas dëshirës.