Punoni në kompjuter dhe jeni të lodhur, ja cila vitaminë ju mungon

Lifestyle June 07, 2018 - 15:39
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Duke u fokusuar në ekranin e kompjuterit, sytë gjithmonë reagojnë ndaj pikave të ndritshme dhe të errëta.

Ndaj ata që punojnë në kompjuter kanë nevojë për vitaminë A.

Sytë harxhojnë shumë rodopsinë, pigment fotosensitiv, që është i nevojshëm për të parë sa më mirë.

Vitamina A luan rol të rëndësishëm në prodhimin e rodopsinës.

Njerëzit të cilët duhet të zvogëlojnë marrjen e yndyrave dhe kolesterolit, mund të hanë ushqim në të cilin ka më shumë beta-karotene. Ato janë të pranishme në shumicën e perimeve, pastaj në pemët, siç janë: kumbullat e thata, pjepri, pjeshka dhe mangoja.

Këshilla për ata që punojnë në kompjuter:

  • Ruani pjerrësinë e tastierës, kur lexoni dhe shkruani.
  • Për të pasur një qëndrim të mirë, krijoni pjerrësinë në lexim ose shkrim, të ngjashme me bankat e shkollës. Pjerrësia duhet të jetë 20 gradë.
  • Sfondi përtej ekranit të mos jetë asnjëherë krejt i errët. Të mos ketë reflekse në ekran kontrasti dhe drita e ekranit të rregullohen në vlera mesatare.
  • Ekrani duhet të jetë rreth 50–60 cm larg syve.
  • Mundësisht të përdoret filtër për ekranin kundër reflekseve.
  • Të rrotullohen sytë në ambientin përreth ose të paktën çdo një orë të bëhet një pushim prej 15 minutash.
  • Punoni me dritë natyrale sa më shumë.