Ja si t'i rrisni buzët tuaja vetëm për 30 sekonda

Lifestyle June 01, 2018 - 08:37
Lexo detajet

Tashmë jeni mësuar që t’ju ofrohen metoda për zbukurim, mirëpo kjo metodë është krejtësisht ndryshe.

Shumica e femrave i dëshirojnë buzët të plota, por nuk janë edhe aq të gatshme që t’iu ekspozohen metodave agresive të zbukurimit, transmeton Telegrafi.

Për këtë shkak mu kjo është zgjidhja e vërtetë për to, aq më parë për festën e fundvitit dhe të gjitha damat dëshirojnë që sa më shpejt të arrijnë nivelin e kënaqshëm të bukurisë.

Për të praktikuar rritjen e padhembshme të buzëve ju duhet vetëm grimi i përshtatshëm për konturim.

Për këtë mënyrë të grimit, për të arritur qëllimin e dëshiruar, ju nevojiten vetëm dy lapsa për buzë – i shndritshëm dhe i errët.

Ky truk për rritje të buzëve mund të bëhet edhe me buzëkuq të ndryshëm, mirëpo lapsat për buzë përfundimisht janë më të qëndrueshëm dhe japin efekt më të mirë.