Këshilla për ata që nuk janë të kënaqur me trupin

Lifestyle May 31, 2018 - 13:54
Këshilla

Perceptimi i trupit tonë është një pasqyrim i besimit dhe është thurur thellë në çdo aspekt të jetës private dhe shoqërore.

Pra, personat me një qëndrim pozitiv në lidhje me reflektimin e vet në pasqyrë gëzojnë stabilitet më të madh psikologjik.

Ndërsa në anën tjetër, megjithatë, janë gratë dhe burrat që krahasohen me të tjerët dhe vuajnë sulmet e ankthit në kontaktin e parë me vetëreflektim vetanak, përcjell Zeri.info.

Pranimi i vetes si i tillë është mënyrë që përfshin vetëpranimin dhe përkushtimin e plotë për këtë detyrë që ndonjëherë është e gjatë.

- Mesazhet e medieve duhet pranuar me kujdes: Nuk është sekret se mediet shpesh diktojnë atë që është e bukur, e shëndetshme dhe e pranueshme. Pra, ndonjëherë reklamat sugjerojnë se nuk jeni mjaft të bukur, të hollë dhe të lumtur për të ndihmuar në motivimin që të përdorni një produkt të veçantë. Nga të gjitha anët jeni të bombarduar me standardet e bukurisë së Hollivudit, që për njeriun mesatar janë shpesh një ëndërr e paarritshme, transmeton Zeri.info. Dhe në fund, aty janë sloganet e pashmangshme që përfshijnë atraktivitetin dhe mesazhin se e njëjta është çelësi për lumturi dhe për kënaqësi. Edhe më e keq është fakti se çdo amerikan mesatarisht gjatë vitit është cak i 3000 reklamave që synojnë për të ndihmuar atë në krijimin e iluzionit për një pamje të përsosur.

- Kontrolloni mediet që arrijnë tek ju: Me një qasje kritike ndaj medies dhe është e rëndësishme për të filtruar ato që ne përdorim. Pyesni veten nëse i kontribuojnë vetëdijes tuaj filmat që i keni shikuar, a e shtrembërojnë perceptimin tuaj revistat që i keni lexuar në lidhje me atë që është e bukur dhe a i kontribuojnë vetë besimit tuaj seritë që i përcillni? Edhe pse nuk mund të kontrolloni atë që dëgjoni, medie në njëfarë mënyre mund të jetë fusha e ndikimit tuaj.

- Ndaloni krahasimet: Krahasimi i trupit tuaj me ato të paraqitura në medie mund të çojë në xhelozi dhe frustrim. Më mirë përqendrohuni në atë se si ndiheni në trupin tuaj, d.m.th. në aspektin tuaj mendor.

- Pranoni trupin tuaj: Paramendoni se si jeta do të ishte më e mirë në qoftë se nuk do të ishit skllevër i trupit tuaj. Le të jetë vendimi juaj i ardhshëm ndërprerja e kësaj skllavërie, transmeton Zeri.info. Hani kur jeni të uritur, vishni rroba që ju pëlqejnë, mësoni t’i ndiqni kërkesat e trupit tuaj. Ju jeni mjaft e zgjuar për të dalluar atë që është e nevojshme për veten tuaj dhe të bëheni shoku më i mirë i vetes suaj.

- Rrethoni veten me ndikim pozitiv: Perceptimi i trupin tonë është përcaktuar kryesisht nga mesazhet që do të merrni nga njerëzit rreth jush, duke përfshirë partnerët, miqtë ose mësuesit. Krijoni një mjedis që ju nxit dhe ju pranon ashtu siç jeni. Kjo do të kontribuojë në masë të madhe në uljen e stresit dhe presionit që mendoni për trupin tuaj. /ZËRI/