7 gabime të përditshmërisë që ju bëjnë të shtoni në peshë

Lifestyle May 27, 2018 - 19:43
Kujdes nga këto gabime

Shtimi i padëshiruar në peshë sjell jo vetëm irritim dhe mërzitje, por edhe probleme shëndetësore. 

Por e dini se "fajin" për shtimin në peshë mund ta gjeni në rutinën e përditshme?

Disa prej gabimeve që bëni në rutinën e darkës që ju bëjnë të shtoni në peshë janë:

Ngrënia në orët e vona të natës

Image



Kjo gjë sjell rritjen e kolesterolit dhe rritjen e nivelit të insulinës.

Pirja e kafesë në orët e vona

Image



Pirja e kafesë në orët e vona nuk ndikon vetëm në pagjumësi, por edhe në shtimin në peshë. Kafeina rekomandohet të konsumohet 6 orë para gjumit.

Mungesa e gjumit

Image



Rekomandohen 6-7 orë gjumë në ditë. Nëse flini më pak do të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj dhe në shtimin në peshë.

Mungesa e aktivitetit fizik

Image



Dihet që aktiviteti fizik ndihmon në djegien e kalorive dhe mbajtjen e një peshe normale. Mundohuni të paktën të bëni gjysmë ore ecje në ditë.

Përdorimi i pajisjeve elektronike gjatë darkës

Image



Studimet kanë treguar se përdorimi i panisjeve elektronike në darkë sjell largimin e gjumit dhe për pasojë edhe shtimin në peshë.

Zgjimi vonë

Image



Është vërtetuar se ata që zgjohen më herët kanë një peshë më të ulët se ata që zgjohen vonë. Prandaj mundohuni të zgjoheni herët dhe të dilni për vrap në mëngjes.

Rrethoheni nga ngjyra e gabuar

Image



Ngjyra blu krijon një gjendje relaksi si dhe ju largon oreksin, ndërsa ngjyrat e kuqe dhe portokalli ju bëjnë të ndiheni energjikë dhe më të uritur.