Gabimet që bëjnë femrat në grim

Lifestyle May 26, 2018 - 16:03
Kujdes, mos i bëni këto gabime

Femrat bëjnë gabime të mëdha kur është në pyetje grimi dhe kjo ndikon edhe që meshkujt të ikin nga to, përcjell "Zëri".

Mashkulli nuk do të të pëlqente kurrë me sytë e lyer sikur të kanë goditur me grushte, me vetullat korb të zeza dhe të mbushura me pluhur ngjyrë kafe sikur ke rënë në baltë.

Ja disa këshilla se si t’i shmangësh gabimet e tilla dhe të shkëlqesh në sytë e tij.

- Nxirja: Që lëkura të duket si çokollatë je gati të zhytesh në pluhur ngjyrë kafe? Bëj kujdes. Nëse nuk e aplikon aty ku duhet rrezikon të humbasësh linjat e fytyrës dhe ta dërgosh atë kilometra larg.

LEXO EDHE: Si ta largoni pa e lënduar atë që s’ju pëlqen?

Shfrytëzo pluhura të lehta në zonat relieve (hundë, mollëza dhe mjekër), ku dielli zakonisht godet me më shumë energji. Nëse ke dyshime për nuancën e duhur zgjedh një produkt dyngjyrësh. Lëkura do të errësohet dalëngadalë pa u bërë si njollë.   

- Rimeli: Në rregull, mund ta teprosh me të, por deri në njëfarë pike. Jo derisa qerpikët të duken si fals dhe rimeli të trashet aq shumë sa të krijohen kokrriza të shëmtuara, transmeton "Zeri.info".

Para se të lyesh qerpikët pastro mirë furçën me një pecetë të zhytur në detergjent pastrues për grimin. Pastaj përdor dy lloje rimelesh: një volumizues, për të krehur zigzag rrënjët (mjafton një kalim) dhe një zgjatues për të harkuar majat nga jashtë.

- Buzët: Një shtresë e trashë buzëkuqi ose një teprim me buzëkuqin 24-orësh mund t’u japin buzëve një pamje aspak të këndshme dhe të thajnë lëkurën. Dhe pastaj harroji puthjet. Varet edhe nga niveli i hidratimit të mukozës tënde. Zbuti me një dozë të plotë gjalpë kakaoje, pastaj shtrije mirë dhe më pas vendos një shtresë të hollë buzëkuqi kremoz, transmeton "Zeri.info". 

- Buzët me laps: Ka perënduar koha e lapsit ngjyrë kafe, që çdo vajzë e mbante në çantë si produktin më të çmuar të grimit. Por edhe peneli është shumë i lodhshëm. Kërkon një dorë të stërvitur dhe rezultat perfekt. Më mirë lyej gishtin te buzëkuqi dhe pastaj kaloje mbi buzë. Mbi të vendos një shkëlqyes me të njëjtën ngjyrë.

- Sytë: E vështirë të heqësh dorë nga efekti “smoky eyes”, por në ditë të nxehta bën mirë që t’i ulësh pak tonet. Me vapën ndrysho edhe kutinë e pluhurave dhe zëvendësoje të zezën me tone kafeje ose gri. Në vend të lapsit përdor hijezues në formë kremi, shumë të lehta për t’u përhapur me gisht. /ZËRI/