Si ta largoni pa e lënduar atë që s’ju pëlqen?

Lifestyle May 26, 2018 - 15:01
Këshilla

Eh, ndonjëherë ndodhin edhe situata të këtilla: ndonjë person është i interesuar për ju, por ju fatkeqësisht nuk e pëlqeni aspak, transmeton "Zeri.info".

Çka të bëni dhe si të veproni që dikë që ju pëlqen juve ta largoni dhe atë të mos e lëndoni, mësojeni në vazhdim të këtij teksti.

Të sinqertë

Në këtë situatë më së miri është të jeni të sinqertë dhe haptazi t’i tregoni se çka mendoni.

Natyrisht jini i/e sjellshme dhe thoni se jeni të nderuar që dikujt i pëlqeni, por megjithatë bëjani të qartë se nuk jeni të interesuar dhe nuk ndieni asgjë për atë person, përcjell "Zëri".

Pa i rënë rreth e rrotull duhet qartë t’i tregoni si qëndrojnë gjërat dhe nëse dikush tjetër të pëlqen mundeni ta përmendni.

Haptazi thoni gjërat

Më së miri të jeni të drejtpërdrejtë dhe haptazi t’i thoni gjërat ashtu si janë nëse nuk jeni “të nxehur” për atë person, pasi përndryshe mund të jepni shpresa të rrejshme dhe t’ia zgjatni edhe më shumë vuajtjet kur ta kuptojë se nuk ju intereson.

Nëse personi të cilit duhet t’ia shqiptoni këtë lajm të keq nervozohet, madje edhe nëse të fyen, të thotë diçka të keqe, mos ia zini shumë për të madhe, pasi që askush nuk dëshiron të dëgjojë gjëra të tilla. /ZËRI/