Lifestyle

Si t’i eliminoni njollat e grimit nga rrobat

Si t’i eliminoni njollat e grimit nga rrobat
13 maj 2018 • 16 : 24

Këshilla që do t'ju ndihmojnë shumë

Kur nguteni, në vend që në fytyrë, grimi ndonjëherë pa dashur bie nëpër rroba apo lë gjurmë në dysheme dhe tepih

Njollat nga maskaraja, buzëkuqi ajlaneri, pudra do t’i eliminoni lehtë nëse përdorni disa nga këto truqe.

Buzëkuqi – Njollën nga buzëkuqi spërkateni me llak të thonjve dhe lëreni të qëndrojë 10 minuta.

Pastaj rrobën fërkojeni me sfungjer dhe lajeni në rrobalarëse.

Për eliminimin e njollave nga maskaraja përdorni preparatin për heqjen e grimit i cili përmban vaj. Në të kundërtën, do të bëjë “katastrofë” edhe më të madhe!

Pudra e lëngët – Sa herë nëpër dyqane keni përdorur pjesë rrobash të cilat ju kanë pëlqyer, por nuk i keni blerë, sepse kanë pasur gjurmë pudre?

Në të ardhmen mos hezitoni kur blini, sepse njollat e këtilla lehtë eliminohen me shkumë rroje apo me shampon. /Telegrafi/

© zëri.info