Lifestyle

Tortë zemër

Tortë zemër
10 maj 2018 • 13 : 29

Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Përbërësit:

  • 14 të bardha të vezës
  • 14 lugë sheqer
  • 6 lugë miell
  • 6 lugë lajthi
  • 2 qeska pluhur për pjekje
  • Për krem
  • 14 të verdha të vezës
  • 7.5 decilitra qumësht
  • 500 g margarinë
  • 15 lugë sheqer
  • 100 g nisheste
  • 100 g lajthia
  • 200 g çokollatë
  • 200 g sheqer pluhur
  • 200 g biskota me kakao
  • Për dekorim
  • 150 g çokollatë
  • 0.5 decilitra vaj

Përgatitja:

Në enë të përshtatshme tunden 7 të bardhat e vezëve derisa të fitohet një shkumë e trashë, pastaj gradualisht shtohen 7 lugë sheqer dhe tunden gjatë tërë kohës. Shtohen 3 lugë lajthi të bluara, pluhur për pjekje dhe 3 lugë miell, transmeton "Zëri.info". 

Përzihen ngadalë me tel kuzhine. Fundi i kallëpit në formë të zemrës shtrohet me letër për pjekje, derdhet në të masa e përgatitur dhe piqet derisa të skuqet në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius.

Në të njëjtën mënyrë nga materiali i mbetur piqet edhe një petë tjetër. Për krem tunden të verdhat e vezëve me sheqer dhe zihen në avull derisa të shkrihet sheqeri.

Në një enë e derdhim qumështin dhe nishestenë, e ziejmë në temperaturë mesatare, duke e përzier gjatë tërë kohës derisa të dendësohet masa. Masa e dendësuar lihet të ftohet, shtohet përzierja e margarinës me sheqer pluhur dhe tunden me mikser.

Pastaj shtohet kremi nga të verdhat e vezëve, biskotat e copëtuara, çokollata e grirë në rende dhe lajthitë e bluara, të gjitha përzihen ngadalë. Finalizimi, të dy petat lyhen me kremin e përgatitur, palosen njëra mbi tjetrën dhe përmbi u derdhet glazurë çokollate. /Zëri/ 

Mesatare              

180 min.

 

© zëri.info