Lifestyle

Gjërat e imta që e rrezikojnë lidhjen

Gjërat e imta që e rrezikojnë lidhjen
10 maj 2018 • 13 : 07

Lexo detajet

Ka shumë njerëz të cilët i bëjnë disa gjëra të vogla në dukje, që mund ta acarojnë aq shumë partnerin sa t’ju kërkojë të ndaheni, transmeton "Zëri.info". 

Çdo lidhje përballet me vështirësitë e veta, të cilat nëse keni vullnet dhe dëshira mundeni shumë lehtë t’i tejkaloni. Por, ka shumë njerëz të cilët i bëjnë disa gjëra të vogla në dukje, që mund ta acarojnë aq shumë partnerin sa t’ju kërkojnë të ndaheni. Cilat janë ato do t’i paraqesim në vazhdim dhe në qoftë se edhe ju e bëni ndonjërën nga to do të ishte mirë që ta evitoni nëse dëshironi të keni një lidhje të shëndoshë.

Tallja me shokët e tij

Nëse ka një gjë që meshkujt nuk e durojnë dot është kur të dashurat e tyre tallin dhe shajnë shokët e tyre më të mirë. Mos e bëni këtë, natyrisht nëse dëshironi të jeni me të.

Kokëfortësia

Ai mund të jetë tolerant, por gjithçka e ka një kufi, nuk mund të dalë gjithmonë e juaja, transmeton "Zëri.info". 

Edhe nëse e bëni për t’u ankuar mbi atë që keni pasur më përpara apo për t’i shpjeguar diçka, mirë do të ishte që këto biseda të shmangeshin. Ai nuk do të dijë asgjë për ish të dashurit tuaj.

Qëndrimi gjatë gjithë kohës me të

Edhe nëse e doni jashtë mase mos “iu ngjitni” shumë partnerit, sepse edhe ai ka nevojë të qëndrojë pak vetëm, larg jush. Lëreni të marrë frymë. /Zëri/ 

© zëri.info