Gabimet e pavetëdijshme që shkatërrojnë lëkurën dhe flokët

Lifestyle April 21, 2018 - 20:14
Lexo detajet

Të shkuarit në shtrat me grim, lejoni yndyrat, vajrat dhe qelizat e vdekura të lëkurës që grumbullohen gjatë natës. Për shkak të grimit për sytë, rrezikoheni nga sëmundja konjunktive dhe skuqja e syve, shkruan "Zëri.info". 

Shpesh i lidhni flokët si “bisht kali”, vazhdimisht prekni fytyrën tuaj, lani flokët tuaj çdo ditë.

Këto janë vetëm disa nga gabimet që çdo ditë në mënyrë të pandërgjegjshme i bëni lëkurës tuaj, lëkurës së flokëve dhe fytyrës, që në afat më të gjatë, mund të ndikojnë në dëmtimin e flokëve dhe zbehjen e fytyrës tuaj.

Ju zbulojmë se për cilat gabime apo zakone të këqija nuk jeni të vetëdijshëm të cilat ju shkatërrojnë përpjekjet që jeni duke investuar në kujdesin ditor dhe bukurinë.

Shkoni në shtrat me makijazh

Të shkuarit në shtrat me grim, lejoni yndyrat, vajrat dhe qelizat e vdekura të lëkurës që grumbullohen gjatë natës. Për shkak të grimit për sytë, rrezikoheni nga sëmundja konjunktive dhe skuqja e syve.

Prandaj, në vend të shpenzoni një orë në mëngjes duke u përpjekur për të rregulluar pasojat e grimit të harruar, para gjumit gjithmonë bëni pastrimin e tërësishëm të lëkurës.

Nuk i pastroni brushat tuaja për hijezim të syve dhe të kuqtë e faqeve

Fakti është se në qoftë se ju nuk i pastroni rregullisht furçat tuaja, ato bëhen një terren ushqyes për bakteret dhe depozitat e papastërtisë.

Transferimi i tyre në lëkurë, është gjëja më e keqe që ju mund të bëni për fytyrën tuaj gjatë aplikimit të grimit.

Brushat e pista mund të shkaktojë irritim dhe puçrra në fytyrë. Furçat duhet pastruar së paku një herë në javë me ujë të nxehtë me xhel anti-bakterial, shkruan tutje "Zëri.info".

Vazhdimisht prekni fytyrën

Pa vetëdije gjatë tërë ditës e prekni shumë shpesh fytyrën e tuaj. Por mbani në mend se duart tuaja nuk janë të pastra dhe ndyrësirat bashkë me bakteret i transferoni në lëkurën delikate të fytyrës. Nëse nuk i lani duart çdo disa minuta, mos e prekni fytyrën tuaj. Image

Trajtimi i tepërt

A bëni pjesë në grupin e grave që pastrojnë flokët e tyre çdo ditë apo që bëjnë pilingun e fytyrës dhe trupit? Nëse përgjigjja është pozitive, mund të konstatojmë se bëni trajtim të tepërt. 

Flokët duhet të pastrohen maksimalisht prej dy deri tri herë në javë. Kjo është ironike por sa më shumë që t’i lani flokët tuaj, aq më shumë do të bëhen më të yndyrshme. E njëjta gjë vlen edhe për lëkurën, shkruan "Zëri.info". 

Shpesh ndryshoni përbërësit e grimit dhe nuk e verifikoni afatin e qëndrueshmërisë

A ju kujtohet hera e fundit kur keni blerë maskara apo të kuq buzësh? Sa është e vjetër pudra pluhur e preferuar që aktualisht përdorni? Grimi i vjetruar mund të shkaktojë reaksione alergjike, acarim të lëkurës, puçrra në fytyrë dhe infeksione.

Këtu është një udhëzues i shkurtër që do të ju tregojnë se sa shpesh duhet të ndryshoni produktet e caktuara: Maskara 3-6 muaj, allajneri, pudra pluhur dhe të kuqtë e faqeve, çdo 24 muaj, nuancat e hijezimeve për sy dhe të kuqin e buzëve, çdo 12 muaj. /Zëri/