Shenjat që tregojnë se s’mund t’ju harrojë

Lifestyle April 03, 2018 - 14:14
Këto janë shenjat që ai akoma nuk ju ka harruar

Pasi t’i keni përjetuar traumat që shfaqen si pasojë e ndarjes, gjërat do t’i shikoni më qartë.

Nëse ende ushqeni të njëjtat ndenja ne ju paraqesim shenjat e qarta që tregojnë se edhe ai dëshiron të ktheheni përsëri me të.

Shoqet ju tregojnë se pyet për ty

Nëse kjo do të ishte interesim aty për aty shoqet nuk do t’ju tregonin, përcjell "Zëri". Nëse shpesh interesohet për juve edhe pasi kriza e ndarjes të ketë kaluar ai vazhdon të ndiejë diçka.

Shfaqet në vendet ku shkonit së bashku

Nëse ish-i dashuri juaj vazhdon të shfaqet në vendet e preferuara ku shkonit së bashku, ka mundësi se nuk ju ka harruar. Shumica e atyre meshkujve që do të dëshironin të harronin të dashurën e tyre kurrë nuk do të shkonin në vendet që kanë qenë së bashku.

Ju dhuron komplimente

Komplimentet janë shenjë se dikujt po i pëlqeni dhe se ju kushton vëmendje, transmeton "Zeri.info". Nëse ish-i dashuri juaj ka plot gojën falënderime dhe komplimente për juve me siguri se dëshiron që me juve të jetë më shumë se shok.

Sa herë që ju takon ju shikon në sy

Kontakti vizual flet shumë. Nëse ish-i dashuri nuk ju shikon në sy do të thotë se gjërat kanë ndryshuar. Vetëm ata meshkuj që nuk ndiejnë ndjenjën e fajit dhe nuk kanë pse të turpërohen mund të mbajnë kontaktin me sy me minuta të tërë. /ZËRI/