Në çdo dashuri ka sekrete

Lifestyle April 02, 2018 - 12:16
Ja pse ndodh kjo

Akti fizik mes dy personash, me botën shpirtërore, me emocionet që rrethojnë këtë marrëdhënie fizike, me emocionet dhe ndjesitë ndaj atij që ke pranë, të cilin e do, me frikën, intimitetin, gjithmonë në vete mban një sekret.

Një psikologe britanike, e cila i është përkushtuar prej vitesh fushës së marrëdhënieve seksuale mes mashkullit dhe femrës, pati një ide brilante për të vazhduar me tej eksplorimin e një lidhjeje, për të cilën pretendohet se dihet gjithçka.

Fusha e vëmendjes se saj ka qenë kryesisht e përqendruar te femra dhe gjetja e shkakut të shkëputjes se saj më të hershme se mashkulli, nga bota e marrëdhënieve intime, transmeton "Zeri.info".

Prej vitesh, kategori të ndryshme grash e kishin pyetur pafundësisht për marrëdhëniet e zbehta me partneret dhe për mundësinë e gjetjes se “magjisë” që dikur kishin me bashkëshortin, apo të dashurin e tyre.

Përgjigjet që ajo u kishte dhënë këtyre grave ishin: gjej një grua për të mbajtur fëmijën, për të pasur më shumë kohë për bashkëshortin, shkoni në hotel, blini veshje me provokuese.

Në thelb te të gjithë këtyre këshillave ishte kujtesa që çdo grua duhet t’i beje vetes se veç të tjerash është edhe femër. Më pas psikologes i lindi një ide brilante, përcjell "Zëri".

Ajo përzgjodhi 98 çifte të cilëve u la detyrën që për një vit të shkruanin një ditar, në të cilin të shpreheshin pa rezerva dhe censura për atë që ndjenin për partnerin dhe lidhjen e tyre, madje edhe për partnerë të tjerë e ide për lidhje të tjera.

Të gjitha këto rrëfime, sigurisht të pa personalizuara, ajo i hodhi në një libër, që rrëfen histori të pa treguara, siç janë në përgjithësi historitë e rrëfimet e ditarëve. Në këto ditarë të paraqitet një botë plot me emocione personale, dhimbje dhe ndonjëherë edhe ide të reja.

Në fakt këto ditarë nuk kanë fare lidhje me seksin, si akt fizik mes dy personash, por me botën shpirtërore, me emocionet që rrethojnë këtë marrëdhënie fizike, me emocionet dhe ndjesitë ndaj atij që ke pranë, të cilin e do, me frikën, intimitetin, mirënjohjen, fajin, vetminë, shpresën, transmeton "Zeri.info". Nga ajo që del në materialin e ditarëve duket se për të gjithë, gjeja e fundit që çojnë nëpër mend, është gjetja e “pozicioneve të reja që të japin kënaqësi”. Historia e tyre është histori ndjenjash.

Shqetësimi

Meshkujt, për shembull, shqetësohen shumë se perse kanë ndjesinë se bashkëshortja e tyre nuk është më aq e lidhur shpirtërisht sa më parë, apo gratë vetë mendojnë se si është e mundur që i shoqi vazhdon të pretendojë prej saj seks, kur në mëngjes nuk i derdhi plehrat e shtëpisë, si shenjë se ia dëgjon sërish fjalën.

Mbi të gjitha këto ditarë provojnë përfundimisht se nuk ekziston fjala “normale” në asnjë lloj marrëdhënie.

Ajo që të bie ne sy është se ndryshimet që kanë të bëjnë me vetëbesimin dhe ndjesitë janë të ndryshme nga brezi në brez. /ZËRI/