A është më mirë që bebja t’i ngjajë babait apo nënës?

Lifestyle March 16, 2018 - 09:57

Hulumtuesit besojnë që për beben më mirë është t’i ngjajë babait, pasi që ajo i sjell përparësi të shumta.

Bebet e porsalindura të cilat më shumë u ngjajnë baballarëve janë dukshëm më të shëndetshme kur i mbushin një vit, konstaton një hulumtim i ri.

Fëmijët të cilët më shumë u ngjajnë baballarëve kanë rrezik më të vogël për sulm të astmës dhe kalojnë më pak kohë në spital, transmeton Telegrafi.

Me atë rast, baballarët të cilët nuk jetojnë me fëmijët e tyre, mesatarisht i kalojnë dy ditë e gjysmë më shumë me ta në muaj nëse duken si trashëgimtarë të tyre.

Arsyeja për këtë qëndron në faktin që për shkak të ngjashmërisë, baballarët kanë më shumë vetëbesim për atë që janë të lidhur gjenetikisht me fëmijët e tyre dhe për këtë shkak u kushtojnë më shumë kujdes nevojave të tyre shëndetësore.

Hulumtuesit deri te ky konstatim kanë ardhur pasi që i kanë analizuar 456 familje të cilat janë bërë me fëmijë.

Prindërit e fëmijëve kanë qenë të ndarë tri ditë, ndërkaq nëna ka qenë e ngarkuar për kujdesin për fëmijën.

Hulumtuesit me atë rast i kanë ndjekur edhe një vit dhe kanë ardhur te zbulimi i sipërpërmendur.