Si të bëheni një femër e paharrueshme

Lifestyle March 15, 2018 - 14:43
Këshilla që do t'ju hyjnë në punë

Secili ka krijuar aftësitë e veta kur bëhet fjalë për seksin. Por meqenëse femrat janë ato të cilat ngurojnë më tepër për të marrë iniciativën dhe për të shprehur atë që duan, ju vijnë në ndihmë disa detaje që i bëjnë të ndihen më të zonjat, transmeton "Zeri.info".

Një mashkull duhet përkëdhelur dhe prekur para se ta çosh në rrugën e parajsës. Ja cilat veprime duhet t’i bëni në mënyrë që të jeni e paharrueshme.

Prano trupin tënd

Të gjitha kemi komplekse të vogla e të mëdha, po pse duhet të flasim vazhdimisht rreth tyre? Ai nuk është mikja jote më e mirë e as psikologia. Në një situatë si kjo, roli i tij nuk është të të ngushëllojë. Ti je në krahët e tij. Kjo do të thotë që të pëlqen.

Prandaj mos u anko, dhe ndjehu e qetë për paraqitjen tënde. Sa më shumë të ndihesh rehat aq më shumë do përfitosh. Që të dy.

Eksitoje

Për të rritur dëshirën, ja misioni yt. Po kujdes, nuk bëhet fjalë thjesht për të ndezur epshin. Atë mund ta bëjnë të gjitha: një dekolte e theksuar, një vështrim, një pozicion eksitues.

LEXO EDHE: Ja si të keni një bel të formësuar!

Bëhet fjalë për një punë graduale të ngadaltë ngacmuese, një ftesë për kënaqësi që, do ta bëjë të humbasë mendjen. Që nga çasti kur dëshira shfaqet në atë që gjestet e tua tregojnë një dëshirë të fortë. Mëso t’i bësh gjërat me qetësi e mos harro që pritja ngacmon ndjenjat.

Lëre të të shohë

Tek meshkujt dëshira kalon nëpërmjet syve. Pse atëherë t’ia heqësh këtë kënaqësi? Mos e shuaj dritën e lëre të të shohë. Zgjidh pozicione eksituese: harko shpinën, shtrëngo gjoksin mes krahëve, përcjell "Zëri". Mos i mbyll sytë: shijoje dhe ti spektaklin! Shikimet janë një nxitje e vërtetë!

Studio gjeografinë e tij erotike

Si te femrat, në trupin e meshkujve ka zona të shumta erogjene. Është e rëndësishme t’i njohësh, për t’i eksploruar më mirë. Ka shumë mënyra për të “ngrohur” atmosferën: puthja, përkëdhelja, kafshimi, thithja, lëpirja, gudulisja. Në gjithë trupin ka zona erogjene. Buzët, qafa, pjesa e brendshme e kofshëve, organet gjenitale e, për disa meshkuj, veshët janë fillesa të kënaqësisë.

Shprehu zëshëm

Gjithçka qëndron në të shprehurit e dëshirave dhe asaj që të jep kënaqësi. Zërat e ngacmojnë partnerin. Më të ndrojturat, të mbështeten te frymëmarrjet e te indikacione të thjeshta, pasi përbëjnë një hap të rëndësishëm, transmeton "Zeri.info".

Më të guximshmet do të nxjerrin klithma e do të jenë më të drejtpërdrejta. Duke u përfshirë, do të humbasësh ndrojtjet e do të përfitoni të dy. Partneri i inkurajuar e i gëzuar nga sjellja jote, do tregohet më entuziast e i kuptueshëm.

Fantazo

Pothuajse çdo njeri ka fantazi ose në formë imazhesh kalimtare, ose historish shumë të detajuara, sidomos femrat. Ato shprehin atë çka gjendet thellë në ndërgjegjen e njeriut, pjesë të së cilës duhen eksploruar dhe njohur. Mendimet dhe imazhet që mbarten në mendje mund të provokojnë reagime të forta fizike. /ZËRI/