Vitaminat e dobishme për lëkurën tonë

Lifestyle March 12, 2018 - 13:59
Ja për cilat vitamina bëhet fjalë

Si do t’ia bënim pa vitaminat?

Kryesisht i marrim nëpërmjet ushqimeve dhe na bëjnë më të fortë. Në fakt, shtojnë mbrojtjen imunitare dhe kujdesen për organizmin tonë për 365 ditë të vitit.

Edhe lëkura jonë përfiton rininë si në brendësi ashtu edhe jashtë, duke u shfaqur më homogjene dhe e shkëlqyeshme, përcjell "Zeri.info".

Në vazhdim do të paraqesim se përse çdo ditë është e rëndësishme të marrësh vitaminat dhe cilat janë ato që kontribuojnë në lëkurën tuaj.

- Vitamina A: E njohur edhe si retinoli ka vlera antioksidante dhe pastruese. Për këtë arsye ajo është pjesë përbërëse e kremrave në serumet “anti-age”. Ajo është dëshmuar si produkt, i cili ndikon për të mirë në lëkurën e trupit të njeriut, e sidomos për lëkurën e fytyrës pasi që i largon rrudhat dhe i heq njollat e ndryshme të shkaktuara nga dielli.

LEXO EDHE: Dobësohuni me ndihmën e qitros

- Vitamina B: Ka një arsye se pse vitamina B quhet ndryshe dhe “vitamina e bukurisë”! Është aleatja e parë në luftën kundër defekteve të lëkurës dhe mban ujin në epidermë duke siguruar një hidratim optimal, transmeton "Zeri.info".

Ndihmon në zbutjen e skuqjes dhe irritimit (pezmatimit) të lëkurës. Ndihmon në mbledhjen e lagështisë dhe me këtë e bën të butë dhe të njëtrajtshme.

Kjo vitaminë është dhunti e vërtetë për lëkurën. Vitamina B gjendet te perimet, mishi i pulës, domatja, mëlçia, vezët, brokoli, drithërat, patatet etj. /ZËRI/