Truri i mashkullit dhe i femrës, dy bota të ndryshme!

Lifestyle March 08, 2018 - 10:28
Ja pse ndodh kjo

Pse femrat janë më emotive se meshkujt? Pse meshkujt e shmangin ekspozimin e emocioneve? Pse ka aq shumë moskuptim mes meshkujve dhe femrave?

Kjo me siguri ndodh për atë se femrat dhe meshkujt e kanë trurin ndryshe, kështu që edhe më ndryshe e përjetojnë jetën dhe gjërat përreth vetes, transmeton "Zeri.info".

Ngarkesat

Edhe pse truri i mashkullit dhe i femrës është gati i njëjtë, prapë ekzistojnë dallime të imta të cilat herët a vonë tregojnë se meshkujt dhe femrat janë dy bota të ndryshme. P.sh., pjesa trurit që është e ngarkuar për emocione, është shumë më e madhe te femrat sesa te meshkujt.

Kjo sqaron dallimet e mëdha në të kuptuarit e lidhjeve të dashurisë mes gjinisë më të fortë dhe asaj më të butë, përcjell "Zëri".

Po ashtu, kjo nënkupton se femrat më mirë e kuptojnë gjendjen emocionale të dikujt përmes shprehjeve të fytyrës dhe se më mirë i lexojnë shenjat jo verbale në komunikim, ndërsa meshkujt janë më pak të përqendruar në këtë drejtim.

Dallimi më i madh ka të bëjë me seksin

Dallimi më i madh në trurin e mashkullit dhe femrës, ka të bëjë me atë pjesë që është përgjegjëse për seksin. Kjo pjesë është dy herë e gjysmë më shumë te meshkujt. Kjo pjesë është e angazhuar edhe për prodhimin e testosteronit, ndërsa më aktivi është në pubertet.

LEXO EDHE: Xhenxhefili redukton rrezikun e sulmit në tru

Pikërisht për shkak të kësaj pjese aq të madhe seksuale të trurit, seksi ka rol të madh në jetën e meshkujve. Falë kësaj pjese të trurit, por edhe prodhimit të testosteronit, meshkujt në moment e humbin mendjen kur i shohin gjinjtë e femrave.

Edhe pse kjo partnereve të tyre mund t’u pengojë, fakti është se meshkujt tek aktivitetet e tilla me të vërtetë nuk mund të komunikojnë, transmeton "Zeri.info". Kur bëhet fjalë për seksin, meshkujt në përgjithësi këtë e shohin si një përmbushje të nevojave fizike, derisa për femrat më shumë paraqet një përmbushje të nevojave emocionale, e më pas edhe ato fizike.

Truri i femrës kërkon siguri

Truri i femrës është i programuar në atë mënyrë, që kërkon siguri dhe mbështetje te mashkulli, para se të vijë deri te seksi. Mirëpo, te meshkujt gjërat qëndrojnë më ndryshe dhe për këtë arsye meshkujt munden më me sukses të praktikojnë seksin e paobliguar.

Prapë, truri nuk i pengon meshkujt që të mos dashurohen sikurse femrat, por në mënyrë edhe më intensive.

Kur një mashkull njoftohet me një femër të cilën e vlerëson se është e duhura për të, të gjitha të tjerat bien në plan të dytë dhe ai i përkushtohet vetëm asaj. Kur arrin ta pushtojë dhe kur vjen deri te seksi, mashkulli në lidhje kënaqet po aq sa edhe femra. /ZËRI/