Shenjat që ai nuk të do më

Lifestyle February 13, 2018 - 10:32
Ja cilat janë lojërat të cilët meshkujt i luajnë që t’u tregojnë se nuk u duan dhe s’u pëlqeni më

Edhe pse për meshkujt thonë se janë gjinia e fortë, megjithatë shumë situata dëshmojnë se kjo është shumë larg të vërtetës. Sidomos kur kemi të bëjmë me ndarjen.

Atëherë meshkujt në vend që të ulen dhe t’u shikojnë në sy dhe të thonë: “Më fal, por ka marrë fund!” shpesh ata fillojnë të bëjnë lojëra të ndryshme në mënyrë që ju vet ta kuptoni se “ka marrë fund”, përcjell "Zëri".

Gjithsesi, këtë ata e bëjnë që ju ta bëni hapin e parë dhe ta ndaheni dhe kështu t’u hiqni barrën e madhe nga shpina.

Dhe më vonë, nëse vjen deri tek diskutimi apo grindja, gjithmonë do t’ua thonë: “Çka dëshiron, t’i e ke ndërprerë lidhjen me mua”?!

Ja cilat janë lojërat të cilët meshkujt i luajnë që t’u tregojnë se nuk u duan dhe s’u pëlqeni më:


Nuk e bënë atë që e ka premtuar

Që para tri javësh ka premtuar që do të shkojë në ndejën e shoqes suaj dhe kështu do t’ju shoqërojë. Dhe kur të vjen kjo mbrëmje dhe t’i e pret, ai pyet: “Më fal, po çfarë ndeje“? Na vjen keq por kjo është njëra ndër shenjat e sigurta dhe të dhimbshme se më nuk ju do dhe nuk ia ndien më për ju dhe për miket tuaja. Më nuk dëshiron të kalojë kohën me ty, por nuk e di si t’ju thotë.

Shpesh vet e zgjedh shoqërinë

Në ditët kur zakonisht jeni shoqëruar ju dy, ai vazhdimisht zgjedh shoqërinë e vjetër. Dhe kështu njëherë, dy, tri herë... dhe shumë herë. Nëse i thua diçka, ai me ton të ngritur do t’u akuzojë se nuk i jep hapësirë të mjaftueshme dhe ai dëshiron të takohet me miqtë e vjetër, e jo vetëm me ty, transmeton "Zeri.info".

Shikon në femra tjera dhe i komenton

Përnjëherë i intereson secili person me fustan apo me dekolte të cilat i shikon dhe flet komente qesharake dhe të idotike. Fatkeqësisht, kjo është shenjë se nuk mërzitet se si ndiheni ju dhe se nuk ka shumë respekt për ju.

U thotë se jeni e mirë, e ai i keq

Kjo është taktika e disa meshkujve, të cilët dëshirojnë t’u tregojnë se janë të këqij, të prishur, abuzues, dhe se ju jeni e bukur, e dashur dhe thjesht nuk e meritoni një person të këtillë si është ai. Në fakt ai u nxit të flisni dhe ta ndërprisni me të. Edhe pse kjo në moment të parë do të duket e vështirë ta kuptosh se më kënd je në lidhje, duhet t’i shtrëngosh dhëmbët dhe ta harrosh. Pasi që kjo është shenjë që ai është manipulues i cili, në fund të fundi nuk u nevojitet në jetë. /ZËRI/