Lifestyle

Me këto veprime pesha e tepërt humbet më lehtë

Me këto veprime pesha e tepërt humbet më lehtë
30 janar 2018 • 09 : 22

Edhe pse kanë qëllimin e mirë, këshillat për dobësim nuk janë gjithmonë të mira dhe shpesh çojnë deri te efekti i padëshiruar “Jo-Jo”.

Ushqimi i shëndetshëm, sporti dhe sasia e mjaftueshme e ujit të zakonshëm janë këshillat më të shpeshta, me të cilat takohemi në artikujt për dieta dhe dobësim. Rruga deri te linja e dobët është e gjatë dhe kërkon shumë durim dhe heqje dorë nga ushqimet, transmeton "Zeri.info".

Megjithatë, nëpër botë janë përhapur dhe këshillat alternative, të cilat premtojnë rezultate “brenda natës”.

Ja çfarë bëjnë njerëzit për të humbur kilogramë:

Vanilja në vend të çokollatës

Image

Modelet na këshillojnë që çdoherë kur na kap dëshira për ëmbël të marrim erë vanilje. Pra, në vend të çokollatës me vete të keni gjithmonë një shishe të vockël me ekstrakt të vaniljes.

Madhësia e pjatës

Image

Thuhet që hamë më pak nëse shmangim pjatat e mëdha. Dieta Sonoma, për shembull, lejon diametrin maksimal të pjatës për drekë dhe darkë prej 23 centimetrash, përcjell "Zëri". Prapa këshillës qëndron logjika që në enë më të vogël mund të vendosim më pak ushqim, edhe pse përmbajta është më e rëndësishme se sasia. Hamburgeri i dyfishtë me majonezë dhe djathë qëndron edhe në pjatë të vogël!

Hudhra

Image

Afrikanët kanë sajuar çaj natyral kundër trashjes, i cili përbëhet nga sasitë e mëdha të hudhrës dhe një sasi më e vogël e xhenxhefilit. Çaji rrit temperaturën trupore, për ç’arsye vjen deri te djegia e sforcuar e kalorive.

Uthulla e mollës

Histeria rreth uthullës së mollës, si mjet çudibërës për dobësim, ngadalë është duke u qetësuar. Megjithatë, ende ekzistojnë pohimet që një gotë me ujë me uthull molle në mëngjes zgjidh problemin e trashjes, edhe pse nuk ka dëshmi konkrete. Kompanitë ndërkohë fitojnë nga shitja e tabletave nga uthulla e mollës. /ZËRI/

© zëri.info