Videoja prekëse që duhet ta shohë çdo prind

Lifestyle January 24, 2018 - 20:02

Videoja në Facebook ku shihet një baba që lutet për vajzën e tij, e cila po vuan nga meningjiti kurrizor është bërë virale, sipas WXIA-TV në Atlanta.

Babai i Chloe Clark publikoi ideon më 15 Janar dhe në mënyrë të detajuar tregoi se si vajza e tij 10-vjeçare përfundoi në spital. Jared kishte ndërtuar një shtëpi për familjen e tij dhe po stoliste çatinë kur i kishte rënë një copë druri, e cila e goditi Chloe-n, transmeton Gazeta Shneta.

“Sapo dëgjova britmat, e dija se na duhej ta vizitonim emergjencën. E dija që lëndimi ishte aq i madh nga zëri që u lirua.”, thotë Jared.

Ai nxitoi për në spital Chloe-n, e cila po mjekohej nga stafi. Trajtimi u krye me sukses, përderisa ditën që ajo largohej nga spitali, gjendja e saj filloi të përkeqësohej.

“Ajo bëri një sy gjumë të vogël dhe pastaj  u zgjua  në dhimbje, duke ulëritur e duke e kapur nga mbrapa kokën e saj.” tha Jared.

Chloe iu nënshtrua disa testeve dhe mjekët zbuluan se ajo kishte meningjit, një inflamacion të membranave që rrethonin trurin dhe palcën kurrizore.

Shumica e rasteve të meningjitit janë shkaktuar nga infeksionet virale, por infeksionet bakteriale dhe kërpudhat gjithashtu mund të shkaktojnë gjendjen, thotë Klinika Mayo.

Simptomat zakonisht përfshijnë ethe të papritura ngurtësi të qafës, dhimbje të rënda koke, vjellje, konfuzion, ndjeshmëri ndaj dritës dhe mungesë oreksi.

Mirëpo, sipas informacioneve përditësuese nga familja, Chloe po trajtohet në mënyrë suksesshme, dhe, sipas tyre, është duke mahnitur mjekët.