Lifestyle

Çka thotë horoskopi sot për ju

Çka thotë horoskopi sot për ju
20 janar 2018 • 12 : 35

Ky është parashikimi i yjeve për ditën e sotme. 

Lexo shenjën tënde:

Dashi

Do të keni një përballje interesante me një familjar të ri, që do t’ju bëjë të rishikoni pozicionin që keni përpara vendimeve të marra së fundmi. Do të provoni të gjeni zgjidhjen e një problemi, që po ju mundon prej kohësh dhe më në fund do ta gjeni.

Demi

Me planetin e dashurisë në qiellin tuaj, do të kërkoni mundësi dialogu dhe bashkëpunimi me personin e zemrës. Lidhja do të rezultojë më e forcuar. Duke qenë se Venusi vazhdon t’ju mbrojë, nuk duhet të sforcoheni shumë për të qëndruar në formë.

Binjakët

Nëse dita do të jetë e këndshme, kjo vjen pasi Hëna mike që i buzëqesh Diellit. Në punë do të vlerësoheni siç e meritoni. Nëse do të vazhdoni të ecni me këmbë në tokë, do të shikoni se realiteti do të marrë një tjetër pamje.

Gaforrja

Hëna jo shumë miqësore ju hedh ‘grepin’ dhe ndoshta ju mund të bini në kurth. Doni të hiqni nga shpatullat barrën e përgjegjësisë që nuk ju takon, por nuk do t’ia dilni aq thjeshtë.

Luani

Disa kërkesa për kushtet në çift nuk funksionojnë, kështu që duhet të hapni rrugë. Nëse do të jeni më mirënjohës, rezultatet nuk do të vonojnë të vijnë. Mos u merrni me gjëra që hanë diskutim. Duke këmbëngulur, do ta kuptoni se e keni pasur gabim.

Virgjëresha

Dielli krijon marrëdhënie të mirë duke bashkëvepruar me Marsin dhe Venusin dho kjo do t’ju shtojë sharmin. Do të harmonizoni idetë në një projekt konkret. Do të keni rezultate të mira në studime dhe në shkollë.

Peshorja

Nëse jeni beqarë, Neptuni dhe Jupiteri miqësorë po bëjnë gjithçka, për t’ju mundësuar kënaqësi në sektorin sentimental. Gjithçka shkon vaj. Bashkëveprimi i Venusit dhe Marsit është garanci si gjithmonë se gjërat do të zgjasin dhe do të jenë konkrete.

Akrepi

Gjëra të reja dhe gëzime të vogla ju presin dhe do të ishte më mirë të fillonit të mësonit të përfitoni nga këto. Ndërgjegjësimi për atë që është me të vërtetë e rëndësishme do t’ju ndihmonte të kalonit disa zënka me personin e dashur.

Shigjetari

Mund t’ju dalin gjëra të paparashikueshme. Për të shmangur tensione, ndiqni atë që ju thotë zemra, edhe pse mund të interpretohet si dobësi. Do të keni një ditë që priret drejt dembelizmit, por që nuk pajtohet me angazhimet tuaja të shumta.

Bricjapi

Keni shumë pritshmëri ndaj një personi që ndoshta nuk do të tregohet në lartësinë e duhur. Do të ishte më mirë të përqendroni vëmendjen diku tjetër. Mos u bëni kokëfortë! Keni dëshirë të madhe të imponoheni në të gjitha rrethanat. Do të ishte mirë që edhe të mendoheshit pak për veprimet që ndërmerrni.

Ujori

Hëna nuk ju favorizon shumë dhe për rrjedhojë do të keni luhatje humori. Mos u mbyllni brenda vetes! Pranoni dhe besojuni të tjerëve. Për të arritur në një mirëkuptim më të madh, vëreni veten në vendin e partnerit dhe bëni më të mirën që mundeni.

Peshqit

Me Uranin kundër jush, mos flisni shumë në ambientin e punës, mos krijoni koefidenca. Mundohuni të mos tregoni sesi ndiheni dhe mos u ndruani të thoni ato që ju thotë zemra, edhe pse keni frikë se personi i dashur përkrah jush mund të mos ju kuptojë.

© zëri.info