Lifestyle

Si duken partnerët idealë?

Si duken partnerët idealë?
15 janar 2018 • 10 : 38

Numri i martesave mes personave të shtresave të ndryshme sociale po bie vazhdimisht, ndërsa nga ana tjetër studimet e sociologëve tregojnë se si numri i martesave mes partnerëve me të njëjtin nivel edukimi është rritur në mënyrë të vazhdueshme këto vitet e fundit.

Këto dy aspekte (të pasurit që martohen me të pasurat dhe të diplomuarit që martohen me persona me të njëjtin nivel edukimi) priren ta forcojnë çështjen akoma edhe më shumë.

LEXO EDHE: Dëshironi qerpikë të përkryer, ja disa këshilla!

Në shoqërinë tonë shkalla e edukimit është bërë një tregues gjithmonë e më i rëndësishëm i potencialit ekonomik të një individi.

Rezultati?

Ka shumë ndryshore në lojë, por nuk ka asnjë dyshim se sot burrat luftojnë në mënyrë më “agresive” për t’u lidhur me gra të arsimuara.

Studimet kanë evidentuar se në Amerikë fëmija i dy prindërve të diplomuar ka një probabilitet rreth 81 për qind për të përfunduar universitetin, kundrejt 63 për qind të një fëmije të një çifti “të përzier” (një prind i diplomuar, ndërsa tjetri jo) dhe 30 për qind të një fëmije nga prindër të padiplomuar.

Duke u nisur nga këto të dhëna, studiuesit kanë ndërtuar një simulim matematik, duke treguar se reduktimi i numrit të çifteve “të përziera” me kalimin e kohës do të provokojë një rritje domethënëse të pabarazisë ekonomike mes familjeve. /ZËRI/ 

© zëri.info