Lifestyle

7 ushtrime efikase për t’i hequr rrudhat nga shpina dhe anash saj

7 ushtrime efikase për t’i hequr rrudhat nga shpina dhe anash saj
08 janar 2018 • 11 : 16

Shpesh harrojmë për shpinën tonë thjesht sepse nuk mund ta shohim. Nuk e vëmë re se si kërrusemi duke privuar muskujt nga aktivitetet fizike. Si rezultat, muskujt e shpinës bëhen të lëshuar dhe paraqiten rrudha të pakëndshme, transmeton Zeri.info.

Bright Side ka përmbledhur disa ushtrime të thjeshta por shumë efikase për eliminim e këtyre rrudhave. Nëse i bëni rregullisht për 2 deri në 3 javë ju do të forconi muskujt e shpinës.

Përkulje para

Image

•           Qëndroni drejt me këmbët e hapura sa gjerësia e krahëve

•           Përkuluni përpara pa i gjunjëzuar këmbët

•           Zgjatuni që ta prekni tokën me duar

•           Prekeni tokën me pëllëmbët e duarve

Lakime anash

Image

•           Qëndroni drejt me këmbët të hapura sa gjerësia e krahëve

•           Qojeni dorën dhe vendoseni pëllëmbën e dorës prapa kokës

•           Merreni një peshë në dorën tjetër dhe uleni posht

•           Bëni lakime të vogla nga dora me peshë

Pompa 

Image

•           Merreni pozicionin e dërrasës

•           Mbahuni me duart tuaja

•           Uluni me trup duke përkulur duart tek bërrylat

•           Kthehuni në pozitën fillestare

Harku

Image

•           Shtrihuni në bark

•           Shtrini duart mbrapa

•           Lakojeni shpinën  duke ngritur kokën, duart dhe këmbët në të njëtën kohë

•           Kapini kyçet e këmbëve me duar

•           Merrni frymë thellë. Qëndroni në këtë pozision për disa sekonda

•           Gjatë frymënxjerrjes, relaksoni muskuj dhe kthehuni në pozitën fillestare

Supermeni

Image

•           Shtrihuni në bark duke zgjatur duart dhe këmbët

•           Qoni duart dhe këmbët duke përkulur shpinën

•           Rrini në këtë pozicion për disa sekonda

•           Kthehuni në pozitën fillestare

Ngritje të pjesës së sipërme të shpinës në top ushtrimesh

Image

•           Shtrihuni me bark në top 

•           Këmbët vendosni në tokë duke i hapur sa gjërësia  e krahëve

•           Vendosni duart prapa kokës

•           Ngritni dhe ulni krahët dhe pjesën e sipërme të shpinës duke mbajtur qafën drejt

Urën

Image

Ky ushtrim është shumë efikas për shpinën po mund të jetë i vështirë për ta bërë pa parapërgatitje. Fillo ta bësh urën disa javë pasi keni bërë rregullisht ushtrimet e lartpërmendura. /Zeri.info

•           Shtrihuni në shpinë me këmbët të gjynjëzuara. Vendosni pëllëmbët e duarve në tokë tek koka

•           Filloni ta ngritni legenin dhe pastaj edhe krahët përderisa e lakoni shpinën

•           Kur arrini pikën më të lart, rrini ashtu për disa sekonda

•           Kthehuni në pozicionin fillestar duke ulur shpinën ngadalë derisa e prekni tokën

 

 

 

© zëri.info