Lifestyle

Këto veprime i bëjnë meshkujt xhelozë

Këto veprime i bëjnë meshkujt xhelozë
08 janar 2018 • 08 : 47

Pa marrë parasysh se sa shumë ai ka besim, disa nga veprimet tona klasike, ngjallin tek meshkujt ndjenja xhelozie.

Psikologët pajtohen se pasiguria është një nga shkaqet më të zakonshme të xhelozisë dhe dyshimit – në vetvete, te partneri dhe në marrëdhënien në përgjithësi.

"Zëri" ju sjell disa nga veprimet e femrave të cilat çojnë në xhelozi te meshkujt:

Flirti me tipa tjerë

Të luash me flokët dhe buzëqeshjet janë vetëm disa nga lëvizjet e njohura në arsenalin joshës të secilës femër. Flirti mund të jetë i parrezikshëm gjatë argëtimit, por nëse ndodheni në ndonjë ambient duke bërë lëvizje të tilla para partnerit tuaj, mbani mend se kjo do t’ju kushtojë shtrenjtë.

Të qeshësh me shakatë e të tjerëve

Image

Nëse është diçka zbavitëse, ju do të qeshni dhe padyshim që ky është një reagim normal. Ndoshta ju nuk do ta konsideroni si një shaka e thënë nga një burrë apo grua, por partneri juaj me siguri do ta vërejë si një gjysmë shaka zotërinjsh, përcjell "Zeri.info". Sidomos nëse ai shpesh e përmend se si e pëlqeni humorin e tij, mendjemprehtësinë si dhe tërheqjen ndaj gjinisë më të fortë.

Pëlqimi i meshkujve të famshëm

Miqtë tuaj ndoshta mund të kënaqen përderisa ju shndërroheni në një adoleshente e pakontrolluar duke biseduar rreth yjeve si Ryan Gosling apo Gerard Butler, por partneri juaj nuk dëshiron aspak t’ju dëgjojë lavdërimin dhe pëlqimin e meshkujve tjerë, pa marrë parasysh nëse ata jetojnë në anën tjetër të botës.

Përmendja e emrave të kolegëve meshkuj

Image

Ai dëshiron të dëgjojë detaje nga vendi juaj i punës, por jo edhe rreth asaj se si kolegu i punës, ka treguar mahi të bukura në zyrë, transmeton "Zeri.info". Nëse ju përmendni kolegët meshkuj në një ndriçim pozitiv, duke i theksuar emrat e tyre të plotë, ose thoni kolegu i punës pasi në këtë mënyrë zvogëloni intensitetin e “intimitetit”.

Bashkëbisedimi me meshkuj tjerë

Komunikimi me mesazhe me meshkuj tjerë, e çon atë në çmenduri. Ai nuk ndihet rehat nëse ju shpreheni për jetën tuaj private në hapësirën digjitale, në të cilën të gjitha opsionet janë të hapura.

Kujtimet e kohërave të mira me ish-partnerin

Nëse nuk dëshironi që partneri juaj t’ju pyesë nëse jeni ende të interesuar në ish-partnerin tuaj, mos e përmendni gjatë qëndrimit me të. Ju paralajmërojmë, asnjëherë mos tentoni të përmendni ish-partnerin në prani të të dashurit!

Kur ju shkoni në aheng pa të

Nëse ju shkoni në ndonjë aheng pa të, por vetëm me miqtë apo kolegët tuaj, dhe pas kësaj postoni foto në profilin tuaj në rrjetet sociale, të keni parasysh se ai do të ndjehet i ofenduar – dhe padyshim xheloz.

Kur ju punoni jashtë orarit

Oraret e papritura të punës deri në orët e vona të mbrëmjes, është një xhelozi e përgjithshme që shkaktohet te të dy gjinitë. Të paktën kjo ka kuptim për ju, apo jo?. /ZËRI/

Image

© zëri.info