Lifestyle

Zakone që ju ndihmojnë të jetoni gjatë dhe shëndetshëm

Zakone që ju ndihmojnë të jetoni gjatë dhe shëndetshëm
02 janar 2018 • 11 : 19

Më shumë se dhjetë vjet, Dr. Din Bjutner, është duke punuar me një ekip ekspertësh të cilët studiojnë jetëgjatësinë. Ai shkroi një punim shkencor për rajonet që janë quajtur, “Zona blu”, ku shumë njerëz jetojnë deri në njëqind vjet, transmeton Zeri.info. Ai dhe ekipi i tij studioi mënyrën e të të ushqyerit të këtyre njerëzve dhe ushqimet që konsumojnë. Ai veçoi 6 zakone të të ushqyerit që ndihmojnë të jetoni më gjatë.

Image

 

Konsumoni 95 për qind të bimëve

Drithërat dhe fasulet dominojnë në racionet e “zonës blu”. Këta njerëz hanë shumë perime të ndryshme. Çdo gjë që është e gjelbër ndikon që të jetoni më gjatë. Studimet kanë treguar se njerëzit e moshës së mesme të cilët konsumojnë një filxhan zarzavate të gatuara në ditë e reduktojnë përgjysmë mundësinë për t’u sëmurë.

Image

Konsumoni mish vetëm dy herë në javë

Kufizoni konsumimin e mishit të gatuar në dy vakte në javë. Më shumë përdorni mish pule dhe mish qengji nga fermat. Mishi në vendet e “zonës blu” vjen nga kafshët të cilat lëvizin lirshëm në livadhe dhe ushqehen me ushqime natyrale.

 

Hani peshk për çdo ditë

Në “zonën blu”, peshku është ushqim i shpeshtë në meny. Është i mirë për të humbur peshë dhe për të ruajtur shëndetin e organizmit.

 

Zvogëloni produktet e qumështit

Trupi i një të rrituri nuk është i ndërtuar mirë për të tretur qumështin e lopës, i cili është i pasur me yndyra dhe sheqer. Është mirë për të marrë kalciumin e nevojshëm nga bimët. Nëse nuk mund të jetoni pa produktet e qumështit, konsumoni produkte që vijnë nga delet dhe qumësht dhie.

 

Konsumoni 3 vezë në javë

Njerëzit në këto zona hanë vetëm nga një vezë dhe jo për çdo ditë. Ata gjatë një jave konsumojnë më së shumti tre vezë. Provoni që mëngjesin ta dekoroni me diçka tjetër përveç vezëve, për shembull, një sallatë./ZERI

© zëri.info