Lifestyle

Trendët më të mirë për t’u dukur bukur natën e Vitit të Ri sipas Sellmës

Trendët më të mirë për t’u dukur bukur natën e Vitit të Ri sipas Sellmës
31 dhjetor 2017 • 10 : 56
Valmira Halimi

Në krahasim me vitet e mëparshme që është preferuar grimi dramatik, në trendët e fundit preferohet grimi më natyral. Mos u keqkuptoni kjo nuk do të thotë të mos aplikojmë grim fare, por grimi të aplikohet në mënyrë më të butë, pa vija të theksuara dhe më natyrale
 

Secila femër dëshiron të duket bukur dhe me pamje glamuroze jo vetëm për ndonjë natë të veçantë apo festë, por edhe në përditshmëri.

Në vendin tonë ka mjaftë grimerë, por jo të gjithë janë profesionit në këtë lëmi. Sellma Kasumoviq është njëra ndër grimeret më profesioniste në vendin tonë.

Ajo tash e një kohë të gjatë është në këtë fushë mirëpo, edhe përvoja që ka bërë në shtetet e ndryshme e ka perfeksionuar edhe më shumë Sellmën.

Madje ajo falë suksesit të saj si grimere profesioniste ka arritur që të sjell edhe produkte të brendit të saj SELLMA.

Sellma për gazetën Zëri ka dhënë këshilla për të gjitha vajzat se si duhet të duken bukur për festat e fundvitit e në veçanti për natën e Vitit të Ri, por ajo ka dhënë edhe një porosi shumë të veçantë për të gjitha vajzat.

Ajo thotë se për natën e Vitit të Ri preferohet një detaj i cili mund të bjerë në sy si për shembull një xixë në sy apo edhe buzët me ndonjë ngjyrë më të guximshme, por çdo herë duke u kujdesur që të mos ekzagjerohet kjo gjë, por të kombinohet me aksesorë apo veshje.

Sipas Sellmës, duhet që në të njëjtën kohë të kemi një grim të pastër me shkëlqim të shëndetshëm të fytyrës.

Trendët

Image

Mirëpo, se cili është trendi i dukjes për natën e ndërrimit të moteve, Sellma thotë se, krahasuar me vitet e tjera, këtë vit ka ndryshuar.

“Ne krahasim me vitet e mëparshme që është preferuar grimi dramatik, në trendët e fundit preferohet grimi më natyral. Mos u keqkuptoni kjo nuk do të thotë të mos aplikojmë grim fare, por grimi të aplikohet në mënyrë më të butë, pa vija të theksuara dhe më natyrale. Shkëlqyesi i faqeve (highlight) jo shumë intensiv, sa më natyral dhe të duket që ai shkëlqim është lëkura jonë e shëndetshme”, ka treguar Sellma për “Zërin”.

Image

 

Ajo thotë se çdo femër një grim të mirë mund ta bëj edhe vetë në shtëpi pa pasur nevojë që të shkoj askund.

Sipas Sellmës, mjafton të kemi një shkëlqim në sy me theksim të qerpikëve, ti mbushim vetullat pak dhe për ta bërë edhe më të kompletuar këtë, mjafton një kombinim i çdo ngjyre të buzëve qoftë edhe e kuqe.

Image

Image

Image

 

Dhe në këtë mënyrë mund të dukeni mjaftë festive dhe glamuroze në të njëjtën kohë.

Suksesi me produktet “Sellma

Image

 

Vitin që sapo e lamë pas, Sellma ka sjell edhe produkte kozmetike me brendin e saj SELLMA, produkte këto që janë mirëpritur shumë mirë nga klientet. Ajo thotë se suksesi më i madh i produkteve të brendit të saj është fakti që janë mirëpritur shumë mirë edhe në shtetet e ndryshme të botës.

“Ky është një faktor i rëndësishëm për kompaninë tonë, sepse tregon se cilësia po pëlqehet dhe vet produkti po kërkohet nga masa”, ka treguar Sellma, e cila shtoi se fatmirësisht produktet e brendit të saj ende nuk kanë rënë pre e tregut të zi.

Image

 

“Me që produkti është ende i ri në treg, fatmirësisht nuk ka arritur të falsifikimi në tregu i zi. Njerëzit sidomos në vendin tonë duhet të vetëdijesohen se jo gjithmonë lirë barazohet me cilësi. Shpesh ndodh që blejmë diçka lirë dhe mendojmë se kursejmë, por në realitet ne shpenzojmë më shumë, sepse vetëm cilësia ju garanton jetëgjatësinë e çfarëdo blerje që bëni. Neve nuk na ka dëmtuar si brend, por po i dëmton njerëzit dhe gjykimin e shëndoshë duke i vënë në të njëjtin nivel disa produkte dhe duke mos u bërë krahasimi nga cilësia, por nga çmimi”, tregoi ajo.

Produkte të reja

Duke e parë këtë sukses të produkteve SELLMA, ajo ka thënë se në këtë vit do të sjell produkte të reja.

“Patjetër viti 2018 si nga Studio Sellma ashtu dhe produktet SELLMA do të sjellin risi dhe gjëra interesante. Sapo kemi lansuar edhe katër lloje të reja të qerpikëve me dizajne të veçanta 3D. Kërkesat janë të panumërta për produkte të reja dhe qëllimi jonë është dëshirat ti kthejmë në realitet dhe cilësi”, thotë Sellma. Ajo ka një këshillë dhe porosi për të gjitha vajzat.

Image

 

Sipas saj, çdo femër ka një veçanti dhe një tipar të saj dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të ndjehet se nuk është e tillë.

“Këshilla ime është: Ju lutem mos u bazoni tek shoqet dhe yjet botërore për standardet e bukurisë dhe asnjëherë mos u ndjeni që nuk jeni të bukura. Çdo person në toke ka një veçanti dhe tipar që e bënë unikat. Përqafojini këto diferenca, mos krijoni urrejtje ndaj njëra- tjetrës (e sidomos ne femrat) dhe mos lejoni askush të ju ndërroj mendimin për veten tuaj dhe të ndiheni që nuk jeni të bukura dhe të zgjuara. Ju uroj buzëqeshje dhe lumturi në çdo sekondë të ditës dhe ju përqafoj”, këshillon Sellma. /ZËRI/

Image

Image

 

 

© zëri.info