Lifestyle

Inspirimi juaj për sot: Bodibuilderja më e vjetër në botë

Inspirimi juaj për sot: Bodibuilderja më e vjetër në botë
30 dhjetor 2017 • 16 : 42

Dhjetë të bardhë të vezës, 0.5 litra ujë, dhe një grusht arra: Kështu e fillon ditën bodibuilderja më e vjetër në botë, 80-vjeçarja Ernestine Shepherd.

Vit pas viti ajo vazhdon të jetojë sipas motos së saj: Mosha nuk është asgjë përveçse një numër.

Shepherd nuk i ka kaluar të gjitha ditët e saj duke ngritur pesha dhe duke bërë gara. Në fakt, ajo kishte qenë 56-vjeçare kur e kishte ndryshuar stilin e jetesës dhe kishte vendosur ta ketë një trup me formë të mirë.

Por as këtë rrugëtim nuk e ka bërë e vetme: Një ditë pasi kishte dalë të bëjë ‘shopping’ për rroba noti, ajo dhe motra e saj kishin bërë një pakt që të shkonin në palestër së bashku.

Por menjëherë pas këtij pakti, motra e saj kishte vdekur si pasojë e një problemi të trurit.

Shepherd e kishte përballuar vështirë vdekjen e saj dhe kishte përfunduar e sëmurë me shtypje të lartë të gjakut, depresion, sulme paniku, etj.

Ajo kishte mbajtur zi për muaj të tërë, por me kohën, asaj i ishte rikujtuar fakti se motra e saj do të kishte dashur që kjo ta vazhdonte rrugëtimin e saj të fitnesit. Në moshën 71 vjeçare, Shepherd kishte filluar të stërvitej për garën e saj të parë të bodibuildingut – dhe ishte renditur e para, pavarësisht se garonte kundër femrave shumë më të reja se ajo.

Tani ajo zgjohet në orën 4:00 të mëngjesit për të vrapuar afro 15 kilometra. Bën ushtrime të forcës katër ditë në javë, ka vetëm 10% dhjam në trup, ndërsa i motivon femrat (edhe meshkujt!) tjerë që ta arrijnë potencialin maksimal fizik duke punuar si trajnere personale. /Telegrafi/

© zëri.info