E braktisur dhe mes skamjes, letra e kësaj 90-vjeçarje do t'ju përlotë

Lifestyle December 17, 2017 - 11:14

Nevoja për t’u ndjerë e mbrojtur, për të patur dikë pranë është ajo që çoi një grua të moshës 90-vjeçare, të quajtur Wanda t’i shkruante fqinjës së saj Marleen Brooks një letër e cila preku botën.

"E dashur zonja Marlen! Do të donit të bëheshit shoqja ime? Jam 90-vjeç dhe jetoj vetëm pasi të gjithë miqtë e mi kanë vdekur. 

Ndihem kaq e vetmuar dhe kam frikë. Lus që dikush të më përgjigjet ."- shkruante ajo.

Fqinja e re u përlot nga letra emocionuese që mori dhe nuk nguroi aspak që t’i shkonte pranë dhe të bëhej mikja e saj.

Wanda, gruaja 90-vjeç është nënë e tre fëmijëve, një prej të cilëve ka humbur jetën si pasojë e kancerit vitin e shkuar, kurse dy djemtë e tjerë e kanë braktisur plotësisht duke e detyruar të jetoj mes izolimit dhe vetmisë.