Largoni rrathët e zinjt poshtë syve me metoda natyrale

Lifestyle December 14, 2017 - 11:31

Rrathët e zinj poshtë syve e bëjnë edhe fytyrën më të bukur të duket e lodhur dhe jo tërheqëse, e ju bën te dukeni te lodhur apo ne gjendje jot e mire shëndetësore.

Faktorët që çojnë në shfaqjen e rrathëve të zinj poshtë syve janë të shumtë.

Në disa raste mund të jetë një problem i trashëguar, por edhe sëmundje si ekzema, astma apo anemia luajnë rol të rëndësishëm në shfaqjen e tyre.

Ndikim negativ kanë edhe disa lloj ilaçesh, si dhe orët e pakta të gjumit, mungesa e vitaminës K, keqfunksionimi i mëlçisë, ekspozimi direkt në diell dhe rënia e nivelit të kolagjenit.

Ne ju sjellim disa metoda që ndihmojnë në largimin e tyre.

Domatet

Shtypni një domate dhe vendoseni poshtë syve

Vaji bademeve

Përveç një sërë përfitimesh shëndetësore vaji i bademeve ndihmon edhe me largimin e rrathëve të zinj poshtë syve.

Qumësht i ftohtë

Merrni një copë pambukut dhe lageni në qumësht të ftohtë. Pastaj vendosni copën e pambukut në sytë tuaj

Gjethe mente

Përzieni disa gjethe të mentës me pak ujë deri sa të krijoni një mase më të trashë. Aplikojeni poshtë syve.

Qeskat e çajit

Futini qeskat e çajit në ujë dhe pastaj vendosni mbi sy. Leni për disa minuta.