Si të grimoheni si duhet?

Lifestyle December 11, 2017 - 10:52

Për ta përgatitur një grim sa më efikas duhet të fillojmë me një lëkurë të pastër dhe të lagësht, në mënyrë që të rrëshqasë më thjesht.

"Zëri", ju sjell disa këshilla për grim të përkryer:

- Pastrojeni fytyrën tuaj rregullisht në mëngjes dhe në darkë me një pastrues ushqyes dhe në drejtim prej nga lart drejt ballit. Mos e tërhiqni ose shtypni shumë, pasi mund të ndodhë irritim i lëkurës.

- Freskoni fytyrën tuaj me një tonik, i cili do të përmbajë përbërës që i përshtaten tipit të lëkurës suaj.

- Masazhojeni fytyrën tuaj dhe ia vendosni më pas një hidratues që të jetë i përshtatshëm me tipin e lëkurës tuaj, transmeton "Zeri.info". Sigurohuni që hidratuesi që do të përdorni gjatë ditës të përmbajë SPF, në mënyrë që t’ju mbrojë nga rrezet e dëmshme të diellit.

- Trajtojeni fytyrën tuaj në shtëpi 3-4 herë në javë. Vendosni më pas një “skrab”, që të përmbajë eksfoliantë të butë dhe jo të ashpër.

- Pas eksfoliantit aplikoni një maskë. Shpëlajeni dhe bëni një gjumë të rehatshëm.

Për një pamje sa më natyrale

- Aplikojeni fondatintën tek faqet, balli dhe mjekra, duke përdorur një brushë fondatinte, një sfungjer ose gishtat tuaj. Shpërndajeni deri te vija e flokëve dhe arrini një ngjyrë të përshtatshme me lëkurën tuaj.

- Vazhdoni ta shpërndani deri poshtë mjekrës, deri te qafa, në mënyrë që të keni një shpërndarje homogjene. Kontrolloni fytyrën dhe qafën tuaj në pasqyrë në mënyrë që të kontrolloni nëse e keni shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë lëkurën, përcjell "Zeri".

- Nëse zona poshtë syve tuaj është akoma e zezë ose e kuqe, atëherë mos vini më fondatintë, pasi thjesht do ta përkeqësonit. Do të ishte më mirë ta përdornit një korrektor.

Këshilla shtesë

- Zgjidheni me shumë kujdes fondatintën tuaj. Kur t’i provoni tonalitetet e ndryshme të fondatintës zgjidhni një që të përshtatet saktësisht me ngjyrën e vijës së nofullës suaj.

- Filloni njëherë me sasi të vogla fondatinte, më pas mund ta rrisni atë.

Si t’i fshehësh shenjat?

- Korrektori është më i dendur sesa fondatinta, duke mbuluar gjithë shenjat e padëshiruara dhe hiperpigmentin (pjesët e kuqe). Mund të përdoret sipër fondatintës ose edhe pa të fare dhe qëndron gjatë.

- Meqenëse pjesa poshtë syve tuaj është më transparente ajo duket më e errët, sidomos te pjesa tek cepat afër hundës. Vendosni disa pika të vogla poshtë syve, te zona që doni ta mbuloni dhe shpërndajeni atë në mënyrë homogjene. /ZËRI/