Largojeni dhjamin e stomakut me këtë pije

Lifestyle November 20, 2017 - 12:00

Mbipesha është një problem shumë serioz i viteve të fundit, ku janë të shumtë njerëzit në betejë të përhershme për të pasur trupin në formë.

Ka njerëz që janë të shëndoshë në total, ashtu sikundër ka të tjerë që problemin e kanë vetëm në pjesën e barkut, ku është akumuluar dhe dhjami, transmeton "Zeri.info".

E nëse aktiviteti fizik dhe stërvitjet në palestër nuk janë gjëja që pëlqeni më shumë ka një zgjidhje edhe më praktike.

Bëhet fjalë për një pije të cilën mund ta përgatisni fare lehtësisht në shtëpi dhe gjithçka ju duhet është kanellë dhe mjaltë.

Image

 

Përgatitja e kësaj pije është shumë e lehtë dhe e thjeshtë, prandaj duhet ta provojë secili që ka probleme me peshën e tepërt sidomos në pjesën e stomakut, përcjell "Zëri".

Merrni dy lugë mjaltë, një lugë kanellë dhe një gotë ujë të valuar.

Në ujin e nxehtë shtoni kanellën dhe lëreni derisa masa të ftohet deri në temperaturën e ambientit.

Më pas shtoni edhe mjaltin dhe përziejeni.

Këtë pije mund ta pini esëll në mëngjes për ditë me radhë dhe do të shikoni se si barku juaj do të bjerë.

Varësisht prej peshës së tepërt, ju mund ta përdorni këtë pije. /ZËRI/