Ja cili është kompleksi më i shpeshtë i mashkullit

Lifestyle November 15, 2017 - 10:57

Edhe pse shumica mendojnë që femrat janë ato të cilat kanë më shumë komplekse se meshkujt, gabim e kanë.

Në të vërtetë, meshkujt janë njësoj të pasigurt, por ata, për dallim nga femrat, nuk zbulohen.

Kohë më parë hulumtimi ka treguar që problemi më i shpeshtë i meshkujve është i lidhur me gjatësinë, prandaj meshkujt shtatshkurtër gjithë jetën luftojnë me të ashtuquajturin “Kompleks të Napoleonit”.

Vërtet, ata nga ditët më të hershme të rinisë mbajnë më mend atë që i kanë ngacmuar për shkak që kanë qenë shtatshkurtër, ndërkaq kjo gjë vazhdon edhe kur të rriten, transmeton Telegrafi.

Siç konstatojnë psikologët, meshkujt këtë pasiguri e bartin gjithnjë deri në periudhën e rritjes, ndërkaq kjo ndikon në vetëbesimin e tyre dhe vështirë gjenden në jetë.

Image

Hulumtimi tjetër madje ka treguar që meshkujt shtatshkurtër më vështirë gjejnë punë, prandaj kjo i përshkruhet vetëbesimit të ulët.

Nga ana tjetër, pikërisht për shkak të këtyre pasigurive, meshkujt shtatshkurtër shpesh janë më luftarakë, andaj me këmbëngulësinë e tyre shpesh në mënyrë të pavarur arrijnë sukseset e tyre në jetë.

A mendoni edhe ju që gjatësia është njëri ndër komplekset e meshkujve?

Image