Si duhet ti ruani ushqimet tuaja në frigorifer

Lifestyle November 14, 2017 - 15:27

Ruajtja e ushqimit në frigorifer është e rëndësishme për shëndetin tonë, në qoftë se dëshirojmë që t’i konsumojmë përsëri ato ushqime. Temperatura e ulët ndihmon në mbajtje të freskëta të ushqimeve dhe zvogëlon mundësinë e rritjes së mikroorganizmave të dëmshëm, transmeton Zeri.info. Temperatura e duhur për një frigorifer është 5 gradë Celsius, por duhet te ditur se temperatura nuk është konstante në të gjithë frigoriferët. Shumë njerëz bëjnë gabime në mënyrën e ruajtës së ushqimeve. Për t’i mbajtur ato të freskëta duhet të veprojmë në këtë mënyrë.

Image

Patatet dhe qepa

Këto produkte duhet t’i ruani të ndara. Vetëm për faktin se mund të gatuani një ushqim që i përmban të dyja produktet, nuk do të thotë se duhet edhe t’i ruani bashkë në një vend. Nëse i ruani bashkë, ato do të vyshken para kohe. Për këtë gjë, mund t’i vendosni në vend të errët dhe të ftohtë, por jo bashkë.

 

Qumështi, mishi, vezët

Më e mira është që vezët t’i ruani në pjesën më të ftohtë të frigoriferit dhe në pjesën e pasme, ku është më errët. Vezët nuk duhet t’i ruani në pjesën e derës së frigoriferit, ku ka një hapësirë të veçantë për to. E njëjta gjë vlen edhe për qumështin dhe mishin.

Image

 

Mielli dhe vaji

 Nëse dëshironi që të zgjasë afati i përdorimit të këtyre produkteve, më e mira është që t’i ruani në frigorifer.

Domatet

Këto preferohet që t’i vendosni në një enë dhe t’i ruani në ndonjë dollap të kuzhinës. Ato nuk duhet të rrinë në frigorifer. Nëse i vendosni në frigorifer, ato e humbin shijen e tyre të ëmbël. Disa ushqime, janë më të shijshme dhe më të shëndetshme vetëm kur mbahen në temperaturën të dhomës. Por në qoftë se keni dyshime në ato ushqime që kanë qëndruar gjatë, më mirë është që t’i hidhni ato./ZERI