Si të flirtoni në mënyrën e duhur

Lifestyle November 09, 2017 - 09:58

Mashkulli mesatar harxhon më pak se një sekondë duke shikuar në sytë e juaj kur njoftoheni, por 7 sekonda të tëra duke shikuar buzët tuaja.

Që të siguroheni që shikimin e tij ta mbajë edhe ma gjatë zgjidhni nuancat e kuqe, të cilat ngjiten për shikime të meshkujve, transmeton "Zeri.info".

Jo e bezdisshme 

Ne një hulumtim është gjetur se më së shumti sukses kanë personat të cilët dërgojnë 35 sinjale flirti për një orë. Nuk ju këshillojmë të merreni me numërim, por mundohuni të bëni një balancim të gjithë atyre shikimeve dhe prekjeve të “rastësishme”, të cilat do të tregojnë se çka dëshironi dhe në anën tjetër të mos dukeni e bezdisshme.

Kontakti me sy

Kontakti me sy, i cili zgjat së paku 3 sekonda, është një shenjë se jeni e gatshme që të kaloni në diçka pak më shumë se vetëm shikim, përcjell "Zeri.info".

Por, shumë kontakt me sy mendohet si njëri nga gabimet më të mëdha të flirtit, prandaj kur të siguroheni që ju ka kushtuar vëmendjen e vet qetësoni pak shikimet tuaja.

Shikimi

Femrat janë më tërheqëse për burrat kur ulin kokën pak përpara dhe shikojnë bashkëbiseduesin nga poshtë. Kështu duken më femërore dhe më seksi.

Të brendshmet

Me siguri që nuk do të ishte mirë që t’i shfaqni të brendshmet e juaja që në takimin e parë, por një shkrepje e shkurtër e bretelës së sytjenave tuaja do të bëjë më shumë sesa që mendoni. /ZËRI/