Luftoni kilogramët e tepërt me dredhëza

Lifestyle November 08, 2017 - 13:15

Shkencëtarët në SHBA, Suedi dhe vendet tjera janë duke hulumtuar vazhdimisht efektet çudibërëse të dredhëzave dhe tani zbuluan dëshmitë e reja për efektin e tyre të dobishëm në shëndet, transmeton Zeri.info.

Image

Një nga karakteristikat pozitive të dredhëzave janë ato që mund të jenë aleate në luftën kundër kilogramëve të tepërt. Një filxhan me dredhëza ka vetëm 49 kalori, ndërsa në luftën kundër trashjes ndihmojnë, sepse rrisin prodhimin e hormonit adiponektin, i cili shpejton metabolizmin dhe redukton  apetitin, ndërsa antocianinet dhe acidi elagjik ndihmojnë në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Dredhëzat sot numërohen ndër frutat më të popullarizuara në botë. Me shijen e tyre tërheqëse dhe dobitë e shumëfishta kënaqin banorët e të gjitha kontinenteve. Besoni apo jo, sot kultivohen rreth 600 lloje të ndryshme./ZERI