Kjo është arsyeja përse shoqërueset e nuses duhet veshin të njëjtin fustan gjatë dasmës

Lifestyle October 30, 2017 - 12:23

Në fillimin e viteve ’90 ishte e pamundur të dëgjohej të flitej për shoqërueset e nuseve, në të vërtetë martesat e asokohe vazhdonin të ndiqnin rregullat e pashkruara të periudhës komuniste; dasma duhet të organizohej veçmas nga të dyja palët, nusja duhej të qante sa më shumë të ishte e mundur që ta merrte vesh e gjitha lagjj, pavarësisht statusit shoqëror nuset duhej të përgatisnin pajë etj.

Fatmirësisht gjërat kanë ndryshuar, e sigurisht që edhe dasmat nuk janë si më parë.

Tanimë çifti mund të vendosë vetë ç’do të bëjë në ditën e tij më të lumtur dhe organizimi është më bashkëkohor, ku sigurisht nuk mungojnë as shoqërueset e famshme të nuseve.

Ky koncept ka hyrë në realitetin tonë nëpërmjet filmave dhe serialeve amerikane, por e dini pse vajza me forma të ndryshme fizike vishen njëlloj gjatë dasmës?

Living ju zbulon PËRSE-të që ndoshta nuk e dinit:

1. Për të larguar syrin e keq dhe shpirtat djallëzorë: Në Romën e Lashtë ekzistonte një ligj që ‘’detyronte’’ nusen dhe dhëndërin të kishin në dasmën e tyre,të paktën 10 shoqërues që duhej të visheshin njësoj për të krijuar në ”ushtri të pathyeshme” që luftonte shpirtat e këqinj që përpiqeshin të pengonin lumturinë e çiftit.

2. Për të mbrojtur nusen: Njëlloj si arsyeja e mësipërsme e dhe kjo arsye është e lidhur me traditat antike. Në Azinë e Lashtë, nuset duhej të udhëtonin për ditë të tëra para se të bashkoheshin me bashkëshortin dhe shpeshherë binin pre e hajdutëve dhe sulmeve keqdashëse. Prania e një grupi vajzash të veshura njëlloj ishte një lloj sinjali paralajmërues se nuk duhej të prekeshin.

3. Për të imituar martesat e familjes mbretërore britanike: Sipas Lou Taylor, profesor i historisë së veshjes dhe pëlhurës në Univeristetin e Brighton-it, e para që do të fuste konceptin e shoqërueseve të nuses do të ishte mbretëresha Viktoria që në dasmën e saj më 1841-n kishte krah vetes disa vajza të veshura me të bardha. Pippa Middleton do të vishte një fustan të bardhë kur shoqëroi dukeshën e Cambridge në ditën e saj të më të lumtur.

4. Për të shmangur ndonjë incident të mundshëm: Siç dihet, të gjithë kemi shije të ndryshe të veshuri dhe estetike, prandaj shpeshherë nuset përpiqen ”të mbajnë” nën kontroll ndonjë shoqe ekstravagante duke zgjedhur më parë veshjen. Nëse kjo gjë nuk ju pëlqen, bëhet si vajzat e ”Sex and the City”.