Frutat që duhet konsumuar në vjeshtë

Lifestyle October 19, 2017 - 09:06

Çdo mjek dietolog apo nutricionist do t’ju këshillojë për të konsumuar fruta të freskëta si dhe perime, pasi këto janë ushqimet më të shëndetshme, më të shijshme dhe më të lira për nga çmimi.

Në këtë mënyrë ne gëzojmë shëndet të plotë, kënaqemi me shijen e tyre, si dhe kursejmë të holla, transmeton "Zeri.info".

Po jua sjellim një listë të frutave që keni nevojë për t’i ngrënë gjatë stinës së vjeshtës.

Molla

Image

Sezoni i mollëve tani është në kulmin e saj. Mollët janë më të shijshmet dhe më të shëndetshmet. Përmbajnë shumë pak yndyrë, kolesterol dhe natrium. Janë burim i mirë i vitaminës C dhe një burim i shkëlqyer i fibrave dietale.

Përveç në ëmbëlsira, mollët janë të shkëlqyera edhe si shtojcë gjatë përgatitjes së supave, ku njëra ndër to është supa kremoze me kungull dhe mollë, përcjell "Zeri.info".

Portokalli

Image

Përmban shumë pak yndyrë, kolesterol dhe kripë. Është burim i mirë i tiaminës, acidit folik dhe kaliumit, si dhe burim i shkëlqyer i fibrave dietale dhe vitaminës C. Portokalli është i përkryer për forcimin e sistemit imunitar.

Dardha

Image

Sezoni i dardhës po ashtu është në kulmin e saj, kështu që kjo frutë duhet të konsumohet patjetër gjatë vjeshtës, transmeton "Zeri.info". Përmban sasi të ulët të yndyrës, kolesterolit dhe kripës. Është burim i mirë i vitaminës C, si dhe burim i shkëlqyer i fibrave dietale.

Që t’i kënaqeni shijes së dardhës në mënyrë pak më të ndryshme ne jua sugjerojmë përgatitjen e muffins-ave të shijshëm me dardha dhe xhenxhefil.

Limoni

Image

Limoni më së shumti shquhet si frutë për të bërë limonadë. Përmban sasi shumë të ulët të yndyrës, kolesterolit dhe natriumit.

Një burim shumë i mirë i acidit folik dhe kaliumit, si dhe burim i shkëlqyer i vitaminës C. Limoni mund të përdoret për përgatitjen e shumëllojshme të ushqimeve të ndryshme. /ZËRI/