Ndoshta këtë fakt nuk e keni ditur për punët e shtëpisë

Lifestyle September 25, 2017 - 08:28

Kopshtaria, larja e dyshemesë ose pastrimi i kuzhinës mund të shpëtojnë jetën tuaj, thuhet sipas hulumtimeve të fundit, transmeton Klan Kosova.

Raporti i  universitetit “McMaster” në Kanada zbuloi se kryerja e punëve të shtëpisë fizike pesë herë në javë për gjysmë ore zvogëlon rrezikun e vdekjes për 28 për qind dhe atë të sëmundjeve të zemrës me 20 për qind.

Dhe sa më shumë ushtrime që bëni – pa marrë parasysh se çfarë lloj aktivitetesh – aq më mirë jeni: nëse qëndroni aktivë për 750 minuta në javë, ju ulni gjasat për një vdekje të hershme me gati 40 përqind, zbuloi studimi.

Studiuesit shpresojnë se raporti i tyre do t’i inkurajojë njerëzit të lëvizin.