Këto janë dobitë që sjell vrapimi

Lifestyle September 20, 2017 - 08:28

Të vrapuarit, ashtu si shumë ushtrime të tjera fizike është ndihmuesi më i mirë për t’u çliruar nga emocionet negative si dhe stresi. Ai ndihmon gjithashtu edhe në çlirimin e emocioneve pozitive duke luftuar deri diku depresionin e lehtë

Studime të ndryshme kanë treguar se të mirat që vijnë nga vrapi janë të llojeve të ndryshme. Duke filluar me reduktimin e stresit e deri në luftimin që i bën sëmundjeve të ndryshme me origjinë kancerogjene. Vrapi konsiderohet si ushtrimi më i mirë aerobik që ndihmon trupin në shumë aspekte duke i dhënë atij më shumë energji, elasticitet si dhe e bën të duket më pak i plakur edhe pas shumë vitesh. Këto dhe shumë të tjera lexojini më poshtë për të kuptuar pse duhet të vrapojmë, transmeton zeri.info.

Ul nivelin e stresit

Të vrapuarit, ashtu si shumë ushtrime të tjera fizike është ndihmuesi më i mirë për t’u çliruar nga emocionet negative si dhe stresi. Ai ndihmon gjithashtu edhe në çlirimin e emocioneve pozitive duke luftuar deri diku depresionin e lehtë. Studimet tregojnë se të rriturit që vrapojnë më shumë, zakonisht janë më të lumtur se ata që nuk vrapojnë. Nëse do të vraponit do të ndiheshit jo vetëm më të lehtësuar, energjik, por edhe më kreativ. Përveç të tjerash ai të ndihmon të përmirësohesh edhe në ushtrime të tjera fizike apo tërë steminën tuaj.

Të mirat që përfiton trupi

Të mirat që përfiton jo vetëm trupi por edhe mendja është se teksa vrapojmë ndodh prodhimi i disa substancave të caktuara të njohura si endorfina, që stimulojnë një gjendje të qetë dhe mirë shpirtërore. Përveç kësaj disa njerëz mund të flenë më mirë në qoftë se vrapojnë. Sidomos ata të cilët vuajnë disi nga depresioni i lehtë apo një vetëvlerësim i ulët. Të vrapuarit të stimulon sensin e vetë-përmbushjes jo vetëm në aspektin shpirtëror, por edhe në atë të realizmit të qëllimeve dhe synimeve jetësore.

Përmirëson jetën seksuale

Tashmë është dëshmuar nga shumë studime se personat të cilët vrapojnë së paku tre herë në javë për rreth gjysmë ore në ditë, kanë një jetë seksuale shumë më aktive se sa ata që nuk e aplikojnë fare këtë. Përveç kësaj, personat që vrapojnë seksin e përjetojnë shumë më mirë, derisa edhe dëshira për seks është më e madhe. Gjithashtu është dëshmuar se meshkujt të cilët vrapojnë së paku 30 minuta në ditë, kanë qëndrueshmëri shumë më të madhe në shtrat dhe kjo bën që si ai, ashtu edhe partnerja e tij të arrijnë kënaqësi maksimale. Gjithashtu, vrapimi kontribuon edhe në rritjen e gjasave për ata që duan të bëhen prindër.

Të bën më të bukur

Njerëzit që stërviten përmes vrapit duke djegur më shumë kalori kanë mundësi të kenë trup më të tonifikuar sesa ata që nuk e praktikojnë këtë sport. Në fakt, ushtrimet e koordinuara me vrap janë thelbësore dhe të rëndësishme për të mbajtur trupin jo vetëm në formë të mirë shëndetësore por edhe fizike.

Redukton vitet

Për momentin ndoshta nuk mund të duket e rëndësishme por trupi juaj do të ndihet në një formë vërtet të mirë kur vitet të kenë kaluar. Gratë zakonisht e vuajnë sëmundjen e dobësimit të kockave me kalimin e moshës. Studimet kanë vërtetuar se jo vetëm ushtrime të caktuara, por specifikisht të vrapuarit ndihmon vajzat t’i kenë kockat më të forta. Pra është shumë e rëndësishme të vraposh sepse trupi juaj jo vetëm që do të ketë një formë të kënaqshme, por do të duket më pak i plakur me kalimin e viteve./ZERI.