Gjërat që femrat s’duhet të pranojnë nga partneri

Lifestyle September 18, 2017 - 11:46


Dashuria nuk duhet të përbëhet nga zënkat, tradhtitë apo mungesa e respektit. Ja cilat janë disa gjëra të cilat një grua s'duhet t'i anashkalojë kurrë.

Ndoshta është momenti i duhur për të reaguar e mos duruar më disa aspekte të partnerit tuaj. Nëse jeni në pikëpyetje për marrëdhënien tuaj e nuk ndiheni më të lumtura, atëherë më gjasa ka diçka që nuk shkon te partneri juaj. Një grua nuk duhet të tolerojë gënjeshtarët, tradhtarët për të mos harruar ata që nuk ju telefonojnë apo ngrenë zërin gjithë kohës.

Mungesa e respektit
“Një mashkull që tregon mungesë respekti kundrejt një femre, nuk e meriton atë”. Ky është rregulli nr. 1 në çdo lloj marrëdhënieje. Nëse ai nuk ju respekton të jeni të sigurta që s’do t’ju vlerësojë kurrë. Pa këtë aspekt themelor, raporti vështirësohet dhe gjërat nuk shkojnë në rrugën e duhur. Ndaj, nëse nuk ka vend për ndryshime, lëreni!

Është një gënjeshtar patologjik
Nëse partneri nuk të telefonon apo nuk i përgjigjet pyetje “Zemër, çfarë po bën/ku je?” do të thotë se fsheh diçka. Nëse nuk është i sinqertë me ty, atëherë tërhiquni sepse ndoshta s’është gati për një marrëdhënie.

Bërtet vazhdimisht
Nëse një mashkull bërtet duhet të ketë një arsye të vërtetë. Nëse jeni duke diskutuar për diçka dhe ju gjithashtu jeni duke bërtitur atëherë është e kuptueshme. Por nëse ai bërtet vazhdimisht ose thjesht sepse i keni bërë një pyetje, atëherë nuk është e drejtë. Çfarë mund të bësh? Këshillojini atij të menaxhojë më mirë zemërimin ose lëre!

Flet fjalë të ndyra
Partneri juaj përdor fjalë të ndyra dhe shpesh me ju? Ndonjëherë këto sharje mund të shpëtojnë nga goja por nuk ka asnjë motiv se përse një mashkull të përdorë të tilla shprehje gjithë ditën.

Zihet lehtë
Partneri çmendet thjesht kur i kërkon të ndryshojë kanalin e televizorit? E humb turuan edhe kur ti nuk je dakord me të për ndonjë gjë? Nëse ai zgjedh zënkat për çfarëdo motivi, edhe ato më të parëndësishmet, atëherë duhet të merrni një vendim? Më e arsyeshmja? Lëreni!

Është tradhtar
Nuk ka asnjë falje për tradhtinë. Asnjë! Nëse marrëdhënia juaj është prekur nga një tradhti, nuk ka zgjidhje. E keni dëgjuar të thotë vazhdimisht “Më fal” ose “Isha i pirë”ose “S’ka qenë e rëndësishme për mua”, kini parasysh se nëse e ka bërë një herë, do ta bëjë sërish. Gjeje fuqinë dhe largohu: Ti meriton më shumë.

Të bën të qash
Askush s’duhet të ketë pranë një person që nuk shqetësohet për ndjenjat e tua. Atëherë harrojeni atë dhe kursejini lotët për diçka më serioze.

Përdor dhunën… vazhdimisht
Të dalësh nga një marrëdhënie me një partner abuziv mund të jetë e vështirë. Shumë herë femrat janë thjesht të frikësuara dhe nuk dinë ku të drejtohen. Ai s’duhet të përdori KURRË dhunë. Nëse lini pas një marrëdhënie kaq të rrezikshme do të rigjeni veten dhe do të jeni në gjendje të rindërtoni një lidhje të shëndetshme më një mashkull tjetër. E sigurt!