Disa këshilla për sukses nga Steve Jobs (Video)

Lifestyle September 10, 2017 - 14:32

 

Steve Jobs ishte një vizionar i vërtetë, një guru i teknologjisë, një ikonë e sipërmarrjes. Shumë mund të mësohet prej fjalëve të tij plot fuqi, transmeton gazetametro.net.

Steve Jobs ka qenë ndoshta biznesmeni më vizionar i kohës sonë. Pasi bashkëthemeloi Apple në vitin 1976, ai mbikëqyri krijimin e disa prej produkteve më inovativë të kohëve të sotme – iMac, iPod, iPhone dhe të tjerë. Ja disa prej këshillave që sipas tij  mund t’ju ndihmojnë për suksesin.

“Njerëzit thonë se keni shumë pasion për atë që po bëni dhe se është plotësisht e vërtetë, ndërsa përgjigja është se është shumë e vështirë dhe në rast që nuk e doni punën që bëni, çdo person do të heq dorë.

Është në të vërtetë e vështirë, ju duhet ta bëni për një periudhë të gjatë kohore. Pra në qoftë se nuk e doni, nuk keni argëtim dhe nuk kënaqeni përderisa e bëni atë punë, atëherë ju nuk e dashuroni punën tuaj dhe do të hiqni dorë! Dhe kjo është ajo që aktualisht po ndodh me shumicën e njerëzve .

Shpesh herë ndodhë kjo, njerëzit që e dashurojnë punën e tyre kanë sukses, ndërsa të tjerët dorëzohen. Në të vërtet, kush do ta mbante një punë që nuk e do? Pra është shumë punë e vështirë dhe se vazhdimisht është shqetësuese dhe në rast që nuk e doni, do të dështoni.

Pra duhet të duash dhe duhet të kesh pasion. Dhe mendoj se kjo është ndër primaret.

Gjëja e dytë është se ju duhet të jeni një nxitës i talenteve më të mirë, pa marrë parasysh sa jeni i zgjuar ju personalisht, ju keni nevojë për një ekip njerëzish të mirë, dhe nju duhet të mësoheni se si t’i masni njerëzit shumë shpejtë, që të merrni vendime pa i njohur mirë dhe t’i punësoni ata, dhe shihni se si ata e përsosin intuitën tuaj dhe që ata të janë në gjendje të ndihmojnë në ndërtimin e një organizate të cilën mund ta ndërtoni edhe vetë, por ju keni nevojë për një ekip të mirë.”/gazetametro.net