Këshilla për një make-up perfekt

Lifestyle September 06, 2017 - 11:25

Për të realizuar një make-up sa më të bukur duhet pak praktikë. Dhe një pjesë e femrave i shqetëson më shumë si të bëjnë saktë penelin.

Ju duhet të bëni disa pika të vogla në vendet që më pas do kaloni penelin kështu do e realizoni mirë atë. Si fillim shmangni ngjyrën e zezë pasi ngushton syrin tuaj, më mirë zgjidhni një ngjyrë natyrale, p.sh kaf, ose gri. Nuk jeni mërzitur me rimelin e zi, aplikoni një ngjyrë tjetër, mundësisht vetëm tek majat, për një pamje më freskuese.
Na ndodh shpesh të vonohemi në punë dhe më pas na duhet të dalim për të pirë diçka, mos harroni të fusni në çantën tuaj një buzëkuq vishnje, është ideal për këto raste.
Vetullat tuaja nuk janë të plota? Lyejini me pluhur sysh, me ngjyrën e ngjashme me to, do kenë një pamje më natyrale se sa po të përdorni lapsin e vetullave.
Por më e rëndësishme se çdo gjë është hidratimi i lëkurës. Duke filluar nga pastrimi i saj me xhel, sapun, qumësht etj dhe vendosja e kremit apo serumit. Nëse lëkura juaj është e kuruar, i shkon çdo lloj make-upi.
Dhe këshilla e fundit, shikoni skadencën, çdo gjë e ka një datë skadence dhe e njëjta gjë ndodh edhe me produktet e make-upit.